• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZON KINËN/ Pompeo: Po kryen gjenocid ndaj ujgurëve dhe pakicave myslimane
Home
Nderkombetare

AKUZON KINËN/ Pompeo: Po kryen gjenocid ndaj ujgurëve dhe pakicave myslimane

19 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Në orët e fundit në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo tha se politikat e Kinës ndaj myslimanëve dhe pakicave etnike në provincën e Ksinjiangut përbëjnë një “gjenocid dhe krim kundër njerëzimit”.

“Unë besoj se ky gjenocid është duke vazhduar dhe se ne jemi dëshmitarë të përpjekjes sistematike për të shkatërruar ujgurët”, tha Pompeo në një deklaratë.

Përcaktimi si gjenocid pason një debat të brendshëm intensiv, pasi Kongresi miratoi legjislacionin më 27 dhjetor, përmes të cilit kërkoi që administrata amerikane të përcaktojë brenda 90 ditësh nëse puna e detyruar ose krime të tjera të pretenduara kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane janë krime kundër njerëzimit ose një gjenocid.

Vendimi i SHBA-së nuk përcakton automatikisht ndonjë masë, por kjo do të thotë që vendet do të duhet të mendojnë shumë nëse do të lejojnë kompanitë të bëjnë biznes me Ksinjiangun, një nga furnizuesit kryesorë global të pambukut.

Pesë ditë më parë, administrata amerikane njoftoi se do të ndalonte importet e pambukut dhe domateve nga Ksinjiangu.

Kina ka burgosur më shumë se 1 milionë njerëz, përfshirë ujgurët dhe grupe të tjera kryesisht myslimane, në një rrjet të gjerë kampesh përqendrimi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Njerëzit i janë nënshtruar torturave, sterilizimit dhe indoktrinimit politik si dhe punës së detyruar si pjesë e një fushate asimilimi në një rajon, banorët e të cilit janë etnikisht të ndryshëm nga shumica kineze.

Kina ka mohuar raportimet, duke pretenduar se kampet e ndalimit janë për qëllim të edukimit dhe luftimit të “ekstremizmit”.
/REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN MARRËDHËNIEN ME CR7/ Mesfushori Arthur: Për mua nuk është një shok me të cilin të pi një kafe, por…
Previous article HUMBJA NDAJ INTER/ Takim rrufe, Florentino Perez në Itali për t’u takuar me Agnelli

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT