• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Flet kolegia e mjekes që humbi jetën në Gjermani: U përfshi në një aksident tjetër…
Home
Sociale

E TRISHTË/ Flet kolegia e mjekes që humbi jetën në Gjermani: U përfshi në një aksident tjetër…

19 January, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një ngjarje të rëndë, ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, në një moshë fare të re të një mjeke shqiptare, e cila kishte nisur karrierën në Gjermani ( prej 3 vitesh) . Eni Doko 34-vjeçe u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe lajmin e ka bërë të ditur pikërisht kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptare në Europë, Aurora Dollenberg, e cila është edhe kolegia dhe mikesha e saj.

Eni Doko kishte studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, më pas kishte punuar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ndërsa prej disa kohësh e ushtronte profesionin si mjeke specialiste psikiatre në Osnabrück, Germany. Gjithashtu ishte diplomuar si mjeke tranfuziologe.

Sipas lajmit nga policia e Oldenburg, Gjermani, Eni Doko,  34-vjeçare nga Bad Zëischenahn, pësoi një aksidenti të rëndë javën e kaluar. Në një lidhje në Skype kryetarja e Federatës së mjekëve shqiptarë në Europë ka folur më gjatë për këtë ngjarje dhe shpreh trishtimin e madh për këtë humbje.

Aurora Dollenberg: Eni kohët e fundit ka qenë shumë e angazhuar që gjithë këtë krizë që ka pushtuar Gjermaninë përsa i përket mbylljes së spitaleve, urgjencat janë pothuajse të mbyllura sepse nuk kemi më kapacitete dhe Eni ka shkuar nga një spital në tjetrin vazhdimisht. Nga Qendra Universitare duke shkuar tek drejt vendit të banimit dhe aty në autostradë në nxitimin dhe dëshirën e madhe siç e njoh unë Enin, për të ndihmuar dhe për të qenë gjithmonë korrekte me oraret dhe punën e saktë, ajo ka pësuar një aksident. Ajo ka drejtuar vetë makinën dhe është përfshirë me një aksident të shkaktuar nga të tjerët dhe aty ka humbur në mënyrë të menjëhershme edhe jetën.

Aurora Dollenberg ka treguar se familja e Enit ka ardhur direkt pas aksidentit në Gjermani dhe ka marrë trupin e saj për ta dërguar drejt Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA NË SHQIPËRI/ Mjekët: 10-15% e testeve të SHPEJTA rezultojnë pozitive dhe...
Previous article ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi Alaba gjen ekipin e ri, kalon tek gjigantët e Europës...

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT