Një aksident masiv, ku u përfshinë mbi 134 makina është regjistruar në Japoni për shkak të dëborës. Raportohet se deri më tani një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express në prefekturën Miyagi rreth mesditës në një rrugë të gjatë rreth 1 km.
Autoritetet kishin vendosur një kufi shpejtësie prej 50 km në orë, kur dëbora e madhe u ndërpreu pamjen, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën.
Sipas autoriteteve lokale shpejtësia e erës në momentin e aksidenti ishte rreth 100 km / h. Rreth 200 njerëz u përfshinë në aksidente dhe 12 prej tyre u dërguan në spital, tha agjencia e menaxhimit të katastrofave.
Japonia është goditur nga stuhi të mëdha të borës në javët e fundit në disa pjesë të vendit, ndërsa pamjet nga autostrada tregojnë shkallën e plotë të aksidentit.





