• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“U LAMË JASHTË LOJE”/ Rama: Nuk kam bërë asnjë sherr me përfaqësues të BE, turp i madh për ata…
Home
Politikë

“U LAMË JASHTË LOJE”/ Rama: Nuk kam bërë asnjë sherr me përfaqësues të BE, turp i madh për ata…

19 January, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, foli në lidhje me kritikat që ka bërë në drejtim të BE-së, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të kishte shpërndarë vaksina për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

“Ne kemi pasur shtet prej letre dhe ne po bëjmë transformim. Unë s’kam bërë asnjë sherr me BE-në. Mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Por, mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH-së. Opozita dhe ambasada franceze nuk kanë të drejtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep rekomandime për vaksinën. Ka thënë se jemi pranë një katastrofe morale për njerëzimin. Unë s’jam kaq i madh sa të flas ne emër të njerëzimit, por kam mendimin tim dhe si kryeministër dhe opinioni shqiptar mendon si unë. Ne nuk do rrimë me gojën mbyllur për fakte të qarta. S’jam kryeministër i një vendi të BE-së, por jam europian”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se opozita, për kritikat që bën, po tregon karakterin e saj të dobët.

“Opozita tregon karakterin e dobët. Kur opozita ka qenë në pushtet, ka folur me zë të ulët përpara çdokujt që flet me gjuhë të huaj. Jam më francez se vetë francezët. Këtu jemi për situatë që është e qartë. Jemi vend i vogël, por kjo nuk do të thotë mos të flasim. Për Francën, ka pasur humbje edhe në përkthim. Kauzën e BE-së e kam mbrojtur përherë. S’ka alternativë tjetër përveç BE-së. E kam mbrojtur me admirim dhe respekt. E di shumë mirë çfarë ka bërë BE-ja për Shqipërinë. Nuk harroj ndihmën e BE-së për rindërtimin. Ambasada s’ka pse mërzitet. BE të vendoste vaksina për Shqipërinë, asgjë nuk i kushtonte. U lamë thjesht loje”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama nënvizoi se është një turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga ai.

“Turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga unë. Ata që nuk lënë fjalë vulgare pa përdorur ndaj ambasadorëve. Ata që i kanë bërë ambasadorët në sytë e opinionit si mos më keq, duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë, ata që nuk kanë lënë pa bërë maskarallëk për përfaqësuesit e BE-së këtu, e thonë këtë gjë. Nuk iu fus në sherr me BE-në, mos kini merak sa të jem unë këtu do jeni të mirë-përfaqësuar me BE-në dhe gjithçka tjetër”, përmbylli Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRUHEM PËR SIGURINË E TIJ..."/ Vajza e Joe Biden e shqetësuar për të atin në betimin e tij
Previous article INTEGRIMI/ Xhaçka takim me homologun portugez: Reformat në rrugën e duhur. Konferenca ndërqeveritare...

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT