Mbërrijnë makineritë për ngritjen e kantierit për spitalin e ri që do ndërtojë Turqia, janë vendosur edhe shtyllat e energjisë elektrike që do të furnizojnë kantierin. Në vendin e zgjedhur për ndërtimin e spitalit kanë mbërritur makineritë për sistemimin e terrenit.
Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro. Kështu deklaroi përfaqësuesi turk i projektit i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali.
Ndërtimi i këtij spitali ka sjellë shqetësim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.


