Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e djeshme në Itali. Sipas mediave italiane, trupi i pajetë i një shqiptari 59-vjeçar, emri i të cilit nuk është identifikuar ende, është gjendur në shinat e trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacionit Actv Righi.
Bëhet e ditur se viktima ka pasur shenja dhe dëmtime të renda në trup, që i ka marrë pasi është përplasur për vdekje nga treni.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë sjell vdekjen e shqiptarit.


