• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZONA NË NIVELIN E ALARMIT “PORTOKALLI”/ Vullkani “Merapi” në Indonezi shpërthen 36 herë brenda 6 orësh
Home
Nderkombetare

ZONA NË NIVELIN E ALARMIT “PORTOKALLI”/ Vullkani “Merapi” në Indonezi shpërthen 36 herë brenda 6 orësh

17 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 36 shpërthime të llavës brenda 6 orësh ka pasur në vullkanin Merapi në rajonin Java e Mesme të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) thuhet se hiri dhe tymi i dendur nga shpërthimi janë ngritur në lartësi prej 50 metrash nga krateri i vullkanit.

Teksa bëhet e ditur se vullkani ka shpërthyer 36 herë gjatë orës 00:00-06:00 sipas kohës lokale, në deklaratë ndahet informacioni se masiviteti i llavës ka zbritur deri në 1.500 metra nga shpati në drejtimin jugperëndimor të vullkanit.

Për shkak të veprimeve vullkanike në vullkan, autoritetet kanë njoftuar se nuk planifikojnë të rikthejnë të evakuarit më parë nga rajoni. Gjithashtu kanë paralajmëruar që të mos zhvillohen aktivitete deri në 5 kilometra nga zona përreth vullkanit e cila është në nivelin e alarmit “portokalli”.

Ndërkohë thuhet se hiri dhe tymi është ngritur deri në lartësinë prej 4.500 metrash në shpërthimin e ndodhur dje në vullkanin Semeru.

Në vitin 2010 të paktën 347 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Merapi i cili ka një lartësi prej 2.968 metrash në ishullin Java.

Sistemi i alarmit vullkanik në Indonezi përbëhet nga katër faza: “jeshile”, “e verdhë”, “portokalli” dhe niveli më i lartë, “i kuq”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË RRUGËN E KOMBIT/ Djali i madh i familjes Avdiaj: Babai ishte shoku im më i mirë. Ndihem si në film horror
Previous article ANALIZA/ A mundet Donald Trump të falë veten?

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT