• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGON PAS DEKLARATAVE TË AMBASADËS FRANCEZE/ Rama: E nxori jashtë kontekstit, s’kam sulmuar asnjë aleat. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë
Home
Politikë

REAGON PAS DEKLARATAVE TË AMBASADËS FRANCEZE/ Rama: E nxori jashtë kontekstit, s’kam sulmuar asnjë aleat. Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë

17 January, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka reaguar sot pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Ajo shkruan në letër se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro dhe se një vend mik dhe alet nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë.

Teksa i kthen përgjigje shqetësimit të një komentuesi në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk ka sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret. Kryeministri thotë se ka folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete dhe se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë

“Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq me pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri me sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Evropian, për njëmijë e një arsye, përfshire pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situate konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve te rajonit tone në shpërndarjen e vaksinës kundër COVID nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton! Ndërsa ankesa e ambasadës franceze meqë unë e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Francës (siç mund te sillja edhe shembuj te tjerë) është pa lidhje me qëndrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Francës, për te ilustruar idenë se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjeket te paktën, kur ato s’mund te përdoren te tera menjëherë në asnjë vend te BE!

Franca është jo vetëm një nga vendet me te mrekullueshme te botes e më të përparuara të Evropës në çdo drejtim, as thjesht një vend mik e aleat i Shqipërisë, po edhe një vend i veçante në zemrën e në mendjen time, ashtu sikundër është edhe BE-ja një amanet e një destinacion i patjetërsueshëm i Shqipërisë e shqiptareve.

Ankesa e ambasadës franceze nuk ndryshon asgjë në asnjë drejtim, ashtu siç e drejta për te menduar ndryshe vlen si gjithnjë njësoj si për Francën edhe për Shqipërinë në këtë rast; si për hartuesit e ankesës në emër te Francës, si për mua që flas në emër te Shqipërisë.

Por ty te them miqësisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesën e ambasadës franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashë! Madje në fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetëm pa lidhje me ankesën konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje! Nje fjale e bukur popullore thotë se miqësia e vërtete nuk i ka te gjitha fjalët prej mjalti, kështu që as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse mërzitet, se unë jo e jo, fare nuk dëgjoj po nuk merzitem”, ka thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO TIREN E KE LËNË NË VIJËN E DYTË? Rama iu kthen komentuesit: Është në burg, aty do shkojë kushdo që bën poshtërsi (FOTO)
Previous article E RËNDË NË AFGANISTAN/ Sulm me armë drejt makinës, vriten dy gjyqtare në Kabul

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT