Një bankier turk u dënua për pjesëmarrje në një skemë miliarda dollarësh për të shmangur sanksionet amerikane kundër Iranit, në një rast që paraqiti korrupsion të nivelit të lartë në Turqi, sipas “New York Times”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk u akuzua, por ai u përmend rreth rastit të Gjykatës Federale të Qarkut në Manhatan gjatë gjyqit njëmujor.
Dëshmitari sugjeroi se Erdogan kishte miratuar skemën e sanksioneve. Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq i kanë denoncuar ashpër akuzat kundër bankierit Mehmet Hakan Atilla dhe tetë të bashkëpandehurve dhe në mënyrë të përsëritur u kërkoi zyrtarëve amerikanë të heqin dorë nga ky rast.
Erdogan e diskutoi këtë çështje edhe me Presidentin Trump. Atilla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për veprimet me bankat ndërkombëtare në “Halkbank”, bankë shtetërore turke, ishte i vetmi i pandehur që u gjykua. Një i pandehur, Reza Zarrab, një tregtar i pasur ari, u deklarua fajtor pak përpara fillimit të gjyqit dhe u bë dëshmitari i akuzës së zyrtarëve të lartë.
Atilla, 47 vjeç, u përshkrua nga prokurorët si një “ndreqës”, i cili ndihmoi Iranin të shmangë sanksionet dhe të fitojë akses në miliarda dollarë fonde, që po mbaheshin në bankë.
Në dëshmi gjatë shtatë ditëve, Zarrab përshkroi një operacion të paligjshëm që mbështetej në dokumente të rreme dhe në kompanitë e para, si dhe mbështetjen nga nivelet më të larta të qeverisë turke dhe nga zyrtarët iranianë.
Zarrab dëshmoi se në vitin 2012, Erdogan, atëherë kryeministri i Turqisë, urdhëroi që dy banka turke të lejoheshin të merrnin pjesë në skemën e evazionit të sanksioneve.


