• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT/ Shqetësime për PROTESTA të armatosura në prag të inaugurimit të presidentit
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT/ Shqetësime për PROTESTA të armatosura në prag të inaugurimit të presidentit

16 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për protesta të armatosura në kyeqytetet e shteteve në mbarë vendin. Ndërkohë, Kongresi po shqyrton propozimet për të krijuar një komision kombëtar dypartiak për të hetuar sulmin e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Në kryeqytetet e shteteve amerikane janë shtuar masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimeve po gjurmon thirrjet në internet për protesta të armatosura të mundshme. Christopher Wray është Drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve.

“Arsyeja që përdor fjalën ‘të mundshme’ është sepse një nga sfidat e vërteta është përpjekja për të dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme.”

FBI-ja ka indentifikuar më shumë se 270 të dyshuar dhe ka arrestuar më shumë se 100 njerëz në lidhje me sulmin e përgjakshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit amerikan nga mbështetësit e Presidentit Trump.

Autorët u nxitën nga thirrjet e rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Mes protestuesve janë identifikuar edhe punonjës aktual të rendit dhe ushtrisë, apo ish punonjës të këtyre diskastereve. Ish punonjësi i Byrosë Federale të Hetimeve, Michael German është me Qendrën Brennan për Drejtësi.

“Është një problem që ka qënë i vazhdueshëm gjatë gjithë historisë tonë, pra lidhja e disa pjestarëve të ushtrisë dhe punonjësve të rendit me supremacistët e bardhë dhe grupet militante të ekstremit të djathtë.”

25 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe mijëra punonjës të rendit nga agjenci të ndryshme do të ruajnë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Nënpresidenti Mike Pence siguroi amerikanët se inaugurimi do të jetë i sigurtë.

“Që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris të betohen si presidenti dhe nënpresidetja e re e Shteteve të Bashkuara në përputhje me historinë dhe traditat tona.”

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë, përfshi nëse disa anëtarë të Kongresit ndihmuan sulmin duke dhënë ture në Kapitol një ditë më parë.

“Nëse zbulohet se anëtarët e Kongresit ndihmuan protestuesit e dhunshëm, nëse mbështetën krimin, mund të duhet të ndërmerren veprime përtej Kongresit kur flitet për ndjekje penale,” tha demokratja Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit kanë propozuar një projekt-ligj që do të krijonte një komision dypalësh për të hetuar sulmin dhe trajtuar pyetje kryesore, të tilla si nëse kishte një dështim të inteligjencës dhe përfshirja e mundshme e zyrtarëve politikë. Amy Zegart është me Institutin Hoover.

““Cili ishte reagimi ? Cila ishte përgjigja? Cilat ishin mësimet kritike që dolën dhe dështimet nga përgjigja? Çfarë duhet të mësojmë si komb në ndërtimin e unitetit, unitetin e përvojës që të kemi një bazë rreth së cilës të bashkohemi përsëri.”

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, prova e inaugurimit që do të bëhej të dielën, është shtyrë për ditën e hënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ "DJAJVE TË KUQ"/ Mesfushori i Liverpool thur elozhe Rashford: Po të kishte tifozë, "Anfield" do ta...
Previous article ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Milan ka refuzuar një ofertë të "çmendur" për yllin Leao nga skuadra e…

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT