• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI MES DY BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanajn dhe Albert Allmuçën
Home
Aktualitet
Kronikë

SHERRI MES DY BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Gjykata lë në arrest shtëpie Sino Llanajn dhe Albert Allmuçën

16 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Penale e Tiranës me vendim të gjyqtares Rexhina Merlika ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dy biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj dhe “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e sigurisë së kompanisë, Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani.

1. Albert Allmuça – Arrest në shtëpi, për “Moskallëzim krimi”

2. Sino Llanaj – Arrest në shtëpi, për “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”

3. Shkëlzen Byberi – Detyrim paraqitje për “Moskallëzim krimi”

4. Skënder Margjeka – Detyrim paraqitje për “Moskallëzim krimi”

5. Alfred Lumani – Detyrim paraqitje për “Moskallëzim krimi”

Sino Llanaj e ka të pamundur të paraqitet në seancë, ndërsa ka plotësuar një prokurë të posaçme, e cila delegon avokatët e tij për mbrojtjen. Llanaj është në një spital privat në Tiranë.

Prokurori Dritan Nushi: Midis dy biznesmenëve Llanaj dhe Allmuça, bashkëpronar, ka patur konflikt të vazhdueshëm prej kohësh. Javët e fundit ka patur përplasje fizike, por hera e fundit ka sjell përdorim të armëve të zjarrit. Rezulton se megjithëse janë këshilluar disa herë, herë pas here kanë sjell pasoja me përplasje fizike. Në rastin në fjalë është njoftuar policia, e cila ka shkuar në vendngjarje. Janë fiksuar gëzhoja, plumba të pa plasur, gjak dhe janë mundur të kapen në flagrancë tre rojet, që i përkasin . Në hetimet e para është bërë e mundur sekuestrimi i kamerave në perimetër shumë të gjerë. Si pasojë e veprimeve të dhunshme rezulton se Llanaj i shoqëruar nga një grup prej 12 personash ka shkuar tek kompleksi ne fjalë. Pas një konflikti me rojet e kompleksit dhe me persona të tjerë të paautorizuar. Personat që kanë qëlluar kanë njohje me Allmuçën, por ata mohojnë se njihen. Policia i ka identifikuar, por nuk janë gjetur në banesat e tyre. Nuk rezultojnë të kenë dal nga Shqipëria, pasi në TIMS rezultojnë të jenë brenda territorit. Po punohet intensivisht për kapjen e këtyre dy personave që janë në kërkim si autorët kryesor që kanë përdorur armët. Janë përdorur edhe armë të ftohta në këtë ngjarje. Njëri nga rojet ka qëlluar me armë të ftohtë Llanajn. I kërkojmë gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të gjithë.

Avokatja e Allmuçësh, Arjola Sheri: Allmuça ka qenë në ato momente kur ka ndodhur ngjarja në banesën e tij, ndërsa ka dal nga banesa me mjetin e tij në orën 09:47 çfarë edhe mund të vërtetohet përmes pamjeve. Është paraqitur në kantier dhe është takuar me punonjësit e Komisariatit nr. 2, ndërsa nga këta të fundit është shoqëruar. Organi i akuzës nuk ka material që të provoj lidhjen e Allmuçës me dy personat e dyshuar se kanë qëlluar me armë. Për këtë arsye i kërkojmë gjykatës të cilësoj të paligjshëm arrestim, në të kundërt një masë më të butë.

Albert Allmuça: Prej tre vitesh kam konflikte me Llanaj. Viti i fundit ka qenë një vit tmerri për mua, një herë në 10 ditë kam patur konflikte. Zotëria ka qenë gjithmonë konfrontues, arrogant, konfliktues. Kam provuar të gjitha mjetet ligjore me të. Vinte në çdo kohë me 10 apo 15 veta për të bllokuar punimet. Mendoj se incidentin e ka krijuar qëllimisht. Ka ardhur me 10 apo 15 veta në ditën e ngjarjes, me armë, me thika e me leva. Nuk kam me tepër informacion, më kanë marrë në telefon dhe më kanë treguar çfarë ka ndodhur (përlotet). Kam ikur menjëherë në kamntier dhe kam takuar efektivët e Komisariatit nr. 2 dhe më kanë komunikuar se isha i dyshuar se unë e kam plagosur Llanajn. Kam dhënë deklarimet e mia në komisariat.

Prokurori Nushi: Prokuroria ka prova katërcipërisht që vërtetojnë se Allmuça ka njohje me dy autorët që dyshohet se kanë qëlluar. Ai pak ditë më parë është parë me ta të ulur në një kafe. Këtë fakt Allmuça e ka mohuar. Ne për këtë fakt e akuzojmë për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Albert Allmuça: Ma kanë treguar në foto, e njoh si fytyrë, por asnjëherë nuk e kam takuar, asnjëherë nuk jam ulur me të, me personin që ai ka qëlluar në rastin konkret.

Avokatët e Sino Llanajt: Dy kompanitë kanë marrë përsipër të ndërtojnë të njëjtin objekt me raportin 50:50. Llanaj ka shkuar në mëngjes, është futur te rrethimi, dhe është ndaluar nga një person dhe i ka thënë nuk ke për të hyrë. Është goditur nga ky person me thikë. Më pas është goditur në të dyja këmbët me plumba, dhe aty ka humbur ndjenjat. Plumbi i ka rënë në kockën e këmbës dhe aty i është këputur filmi. Ne e cilësojmë arrestimin e klientit si të paligjshëm. Në kasetat e sjella si prova, nuk tregojnë asgjë, se mund të jetë e manipuluar prova. Sino Llanaj ka dhënë deklarimet e tij, por ka qenë në efektet e ilaçeve, në gjendje turbulence.

Avokate Arjola Sheri: Shkëlzen Byberi, punonjës i sigurisë pretendon se është gjuajtur nga Sino Llanaj dhe personat e tjerë që e kanë shoqëruar.

Avokate Arjola Sheri: Skënder Margjeka, punonjës i sigurisë, ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Skënder Margjeka: Ka qenë punë sekondash. Të gjithë kanë qenë me leva. Jemi spostuar dhe kemi marrë policinë. Në punë sekondash plas arma në katet e para, ne nuk kemi patur mundësi të afrohemi dhe na kanë spostuar.

Avokate Arjola Sheri: Alfred Lumani ka qenë në cepin e kantierit, dhe nuk ka parë asgjë. Pasi ka plasur arma ka tentuar të afrohet, por nuk ka mundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E COVID-19/ Mbërrijnë në Serbi edhe një milion doza të vaksinës kineze Sinopharm
Previous article FLORENTINO PEREZ AKUZON LA LIGA-N/ Presidenti i Federatës: Ai tha se duhet të kërkojë falje për...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT