• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTET/ Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, ja vendi ku do të ndërtohet në Farkë
Home
Sociale

DOKUMENTET/ Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, ja vendi ku do të ndërtohet në Farkë

16 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Gazeta “Shqip” siguron ekskluzivisht dokumentet e ndërtimit të një vile në zonën e Farkës së Tiranës nga ana e Erion Isufit, kunatit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Isufi, familjari i liderit të opozitës, ka aplikuar për lejen ndërtimi e një vile luksoze trekatëshe me pishinë jashtë, në zonën e Farkës së Madhe.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta “Shqip” fillimisht, Isufi ka blerë një sipërfaqe tokë arë 1450 metër katrorë, të cilën e zotëron së bashku me Stela Dhamin.

Pas këtij hapi të parë, më pas, Isufi së bashku me Dhamin ka paraqitur kërkesën për lejen zhvillimore për ndërtimin e vilës trekatëshe, ku do të ketë dhe bodrum.

“Relacioni ka për synim të paraqesë propozimin për leje zhvillimore për objektin “Banese individuale 1 dhe 3 kat + bodrum dhe mur rrethues” në rrugën “Sheheler” në Farkë të madhe në qytetin e Tiranës. Pronat të cilat do të zhvillohen janë me nr pasurie 97/1/1 dhe 97/13 ne Z.K 1604”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta “Shqip”.

Për mundësinë e ndërtimit të kësaj vile luksoze, bëhet e ditur se familja e kunatit të Bashës do të shembë një banesë të vjetër që e ka blerë siç duket së bashku me pronën prej 1450 metra katrorë.

“Në zonë është objekti ekzistues 1 kat me sipërfaqe 100 metër 2 me funksion banim. Ky objekt do të prishet sipas deklaratës së prishjes për të ndërtuar një objekt të ri”, thuhet në relacionin e sigurua nga “Shqip”.

Super hapësirat

Vila trekatëshe, veç pishinës jashtë do të ketë një mur rrethues, vende parkimi, dhe dy objekte njëkatëshe dhe ndodhet në një vend strategjik pranë rrugës së Shehlerëve. Një dhomë salloni me oxhak, një dhomë të posaçme gatimi dhe ngrënie, 2 kuzhina, gjashtë dhoma gjumi, me ndarje të posaçme për 3 gardëroba prej secilin ambient, si dhe një studio më vete janë  pjesë e planimetrisë të depozituar nga studioja projektuese për marrjen e lejes së ndërtimit.

Sipas dokumenteve “sipërfaqja e truallit që zhvillohet 1700 m²; ndërsa Sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura 257.7 m². Koeficienti i shfrytëzimit të truallit 15.2 %”.

Pjesa e poshtme, e nëndheshme, veç parkimit, parashikon si hapësira më veta lavanderinë, magazinën dhe një vend të posaçëm për lodrat e fëmijëve.

Akuzat ndaj Kunatit për vilat dhe lidhjet me oligarkët

Opozita ka sulmuar vazhdimisht mazhorancën qeverisëse se po krijon pasuri pafund dhe se po ndihmon të ashtuquajturit oligarkë. Këtyre akuzave iu kundërpërgjigj ditëve të fundit kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ndërsa flet për varfërinë, familjarët e tij aplikojnë për ndërtimin e vilave në periferi të Tiranës.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

Në media është përfolur se kreu i PD, Lulzim Basha, zotëron 4 vila, një prej të cilave në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë. Vetë Basha po banon në një vilë pikërisht në zonën e ndërtuar nga ato që ai cilëson si oligarkë.

Ekskluzive/ Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do

Ekskluzive, projekti i vilës nga një pozicion tjetër
Ekskluzive/ Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do

Ekskluzive, projekti i vilës në pamje anësore
Ekskluzive/ Zbulohet supervila e kunatit të Bashës, vendi ku do
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Fluturimet me Britaninë, të pezulluara deri më 1 shkurt
Previous article "DO E MARTOJMË ME NJË GOCË NGA KURBINI"/ Rama batuta me punëtorët turq të rindërtimit në Laç: Do bëjnë një qytet...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT