• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JU FSHI LLLOGARIA JAVËN E KALUAR/ Shefi i Twitterit: Ndalesa ndaj Trumpit është “e drejtë”, por e “rrezikshme”
Home
Nderkombetare

JU FSHI LLLOGARIA JAVËN E KALUAR/ Shefi i Twitterit: Ndalesa ndaj Trumpit është “e drejtë”, por e “rrezikshme”

14 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’ia ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm.

Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitterin”.

Sipas tij, ky rrjet social “është përballur me rrethana të jashtëzakonshme, duke na detyruar të gjithëve që të fokusohemi në veprimet tona për siguri publike”.

Twitter ka fshirë llogarinë e Trumpit javën e kaluar, duke cituar rrezikun e dhunës në të ardhmen, pas sulmit në Kongres nga mbështetësit e presidentit.

Dorsey ka thënë se çdo sulm që ndodh jashtë, si pasojë e gjuhës online “është ajo që ka të bëjë me politikat tona”.

Megjithatë, ai ka thënë se bllokimi i Trumpit përbën shembull, që sipas tij është i rrezikshëm, rreth “fuqisë së një individi apo një korporate që ka në bisedën publike globale”.

Trump ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter përgjatë presidencës së tij për të folur drejtpërdrejt me më shumë se 88 milionë mbështetës.

Kjo ndalesë ka nxitur kritika nga ana e disa republikanëve që kanë thënë se një gjë e tillë dëmton të drejtën e presidentit për fjalë të lirë.

Përveç platformës Twitter, edhe Facebook dhe rrjete tjera sociale kanë fshirë llogaritë e Trumpit, apo kanë thënë se planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VOTIMIT NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE TË INKRIMINIMIT TË TRUMP/ Biden: Procesi do të vazhdojë në Senat, shpresojë...
Previous article DËBORË NË KORÇË/ Prezencë akulli në rrugë, probleme me energjinë në disa fshatra

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT