• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT PËR PASURINË/ Dosja “Adriatik Llalla”, zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK
Home
Breaking News

AKUZAT PËR PASURINË/ Dosja “Adriatik Llalla”, zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK

13 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, në cilësinë e të pandehurit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka rrëfyer me detaje se si ka siguruar dhe shtuar pasuritë e tij, disa prej të cilave akuzohet të mos i ketë deklaruar.

Llalla ka treguar se ndërtimi i dy kateve të para të banesës 3-katëshe në Tiranë ishin kryer në vitin 1996 nga kursimet ndër vite, puna në emigracion, si edhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait të tij për arsye politike në komunizëm.

Kati i tretë ishte shtuar në vitin 2006, kur edhe ishte aplikuar edhe për legalizim. Në dëshminë e siguruar nga A2, Llalla ka pohuar se në vitin 2007 ka blerë 3 mijë m2 truall në Mjull Bathore, me një vlerë prej 500 lekë metri, me para të hujtura nga një i afërm.

Tre vite më vonë, për shkak të zhvillimit të zonës, prona është rivlerësuar në vlerën 21 milionë lekë të rinj. Bazuar në ligjin për rivlerësimin e pasurisë, ish-kryeprokurori ka rivlerësuar edhe një apartament 67,2 m2 në zonën e plazhit në Durrës, në vlerën 2,2 milionë lekë, si edhe dy sipërfaqe të blera në vitin 2016 në fshatin Qeha-Shytaj të Tiranës.

4500 m2 ishin blerë me 1 mijë lekë metri, ndërsa 17,5 mijë të tjera me nga 670 lekë për metër. Në prill të vitit 2016, Llalla ka treguar se ka ndjerë rrezik për familjen e tij nga një grup kriminal, pas arrestimit të Emiliano Shullazit dhe për këtë ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kriminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët.

Më tej, ish-nr.1 i Prokurorisë ka shitur për 234 mijë euro tokën që kishte në pronësi në Mjull Bathore. Për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, Llalla ka treguar se i gjendur i papërgatitur ka huajtur 40 mijë euro borxh tek disa të afërm, por se pagesa ishte bërë nga llogaria e njërit prej tyre, pasi shkolla nuk pranonte para “cash”.

Në lidhje me shpenzime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Llalla ka rrëfyer se shpenzimet e tjera, veç udhëtimit, kanë qenë minimale, pasi bashkëshortja e tij kishte qëndruar tek shtëpia e një shoqeje.

Gjykimi ndaj Llallës pritet të nisë në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa pret nisjen e gjykimit në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i pengon atij hyrjen në SHBA.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE E MERITUAR/ Manchester City mposht Brighton falë Foden dhe ngjitet në vendin e tretë
Previous article SHUMË TIFOZË KËRKOJNË RIKTHIMIN E TRAJNERIT TEK "TOPÇINJTË"/ Wenger: Ata janë dashuria e jetës sime, por, …

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT