• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇUDIT Arjan Çani: Unë jam i vetmi gazetar që s’mbroj njeri për lekë, s’pj*rdh shumë për…
Home
Sociale

ÇUDIT Arjan Çani: Unë jam i vetmi gazetar që s’mbroj njeri për lekë, s’pj*rdh shumë për…

13 January, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Gazetarët Arian Çani e Dritan Hila janë përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme.

Të ftuar të dy në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, ata kanë diskutuar mbi vizitat e kryeministrit të Shqipërisë Rama në Turqi e Greqi ditët e fundit.

Ndërsa Çani ka mbrojtur me forcë idenë se nëse Turqia e Greqia do pranojnë të takohen në Tiranë, pas këtij takimi fshihet një pazar i madh, Hila e ka kundërshtuar me forcë këtë gjë.

Ky i fundit ka thënë se për këtë gjë nuk ka fakte dhe se Çani nuk duhet t’i kalonte caqet, ky i fundit është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk pjerdh për caqet dhe se është i bindur në atë që thotë.

Po kështu Çani ka theksuar se në Shqipëri çdo njeri goditet falas dhe çdo njeri mbrohet me lekë duke pohuar se nuk mbron askënd.

Pjesë nga dialogu Çani-Hila

Çani: Po mos ishte pazari as biznes nuk e quaj nuk fitojnë asgjë vendet respektive është pazar i mirëfilltë, nuk mund të them më shumë. Po sigurisht, je në vete apo jo.

Hila: S’ke faktin në dorë.

Çani: Nuk ka nevojë të kesh fakte për këto gjëra mor zotëri. Sepse këto gjëra bëhen ndërkombëtarisht, nuk bëhen vetëm këtu. I dinë të gjithë, i bëjnë të gjithë, janë ca gjëra që nuk thuhen, që nuk shkruhen, nuk firmosen. Dhe është gjynah që unë si gazetar të paktën para publikut të dal naiv dhe të flas sikur jam një zyrtar shteti. Unë jam gazetar e gjithmonë do them anën tjetër të medaljes. Nuk akuzoj njeri, këtë bën edhe Franca.

Hila: Mos kalo cakun, mos bëj teori komplotiste.

Çani: Caqet ti Hila, ti e di që unë s’pjerdh shumë për caqet, mos më kujto ti mua caqet lëri tani këto. Këtë bën edhe presidenti francez kur fton një diktator të vogël nga Afrika. Që e fton në Elize me pompa të mëdha patjetër ka një pazar dhe mediat atje, ndryshe nga këto nuk kanë frikë t’i thonë këto gjëra o vëlla, ç’a janë bërë poshtë tavolinës.

Hila: Urdhëro thuaje ti tani.

Çani: Unë e thashë tani, më shumë se kaq ç’të them. Vetëm të jesh ti budalla të mos e kuptosh.

Hila: Jo unë jam shumë i zgjuar po kështu në hije me të lëshuara me lart e poshtë.

Çani: Po patjetër, pse çfarë do ti.

Hila: Thuaje faktin konkret, e di si është problemi. Është shumë i korruptuar Rama se ka një muhabet me Micotaqisin.

Çani: Po të them që nëse këto dy vende i bëjnë dhuratë që të vijnë të takohen në Shqipëri dije se ka një superpazar, kaq po them, dhe media një ditë do t’i nxjerrë.

Hila: Këtu jemi për të dhënë fakte, nëse nuk nxjerrim dot fakte nuk rrimë të bëjmë hamendësime.

Çani: Media një ditë do i nxjerrë dhe pas medias do i nxjerrë edhe SPAK-u, këtu do jesh.

Hila: Tani të jemi seriozë, i bie që do të kapesh ti nga opozita dhe do të sulmosh Edi Ramën

Çani: Opozita? As nuk pjerdh fare, nuk e njoh fare. Parimi im është kritikohet, goditet çdo njeri falas e mbrohet çdo njeri me para. Më ke dëgjuar të mbroj njeri këtu. Unë s’mbroj njeri se nuk jam paguar. Ke dëgjuar ti të mbroj njeri këtu.

Hila: Mbrohet edhe e vërteta dhe që mos lëshohen mufka këtu.

Çani: Po ik o Hila tani, këtu është një katund i mbaruar që do të bëjë lojëra gjeopolitike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO FITORE ISHTE E RËNDËSISHME"/ Ylli Lukaku: Ndaj Juventus do të jetë një ndeshje taktike, ne jemi gati dhe...
Previous article COPPA ITALIA/ Derbi Inter-Milan në çerekfinale, ja data kur do të zhvillohet ndeshja...

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT