• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VAKSINA NUK NDËRHYN NË ADN E NJERIUT”/ Mjekja: 1 në 10 persona efekte të lehta pas vaksinimit
Home
Sociale

“VAKSINA NUK NDËRHYN NË ADN E NJERIUT”/ Mjekja: 1 në 10 persona efekte të lehta pas vaksinimit

13 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Që prej dy ditësh Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit. Me dhjetëra mjekë, infermierë, epidemiologë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer-BionTech, e cila ka një mbrojte deri në 95%.

Deri tani sipas autoriteteve shëndetësore vaksinat e aplikuara nuk kanë sjellë efekte anësore, megjithatë shumë njerëz, përpara injektimit të saj në organizëm shprehin rezerva për simptomat që mund të përjetojnë nëse marrin dozat e kësaj vaksine.

Sipas studimeve të deritanishme është akoma shumë herët për të pasur një mendim përfundimtar mbi efektet anësore të vaksinës së parë të mARN, por të dhënat tregojnë se deri tani 1 në 100,000 njerëz ka pasur një shok alergjik ndaj vaksinës Pfizer, por përfitimet e vaksinimit janë shumë herë më të larta se rreziqet e mundshme.

Shifra është llogaritur nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), e cila identifikoi 21 raste të shokut anafilaktik (një reaksion i rëndë alergjik), nga një total prej 1,893,360 injeksionesh të vaksinës të dhënë midis datës 14 dhe 23 Dhjetor.

Mjekja mikrobiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Blerta Brati ishte e ftuar në “Wake Up” ku shpjegoi me detaje se çfarë është kjo vaksinë dhe efektet e lehta anësore të saj.

“Njeriu duhet ta dijë që sapo lind vaksinohet. Kështu që çdo vaksinë kalon fazat e veta, kalon gjithë provat e nevojshme para se të vijë në shërbim të njerëzve.

Vaksina që është aktuale dhe njerëzit me të vërtetë kanë një lloj frike dhe stepje, pasi është hera e parë që përdoret në njerëz. Pfizer dhe Moderna përdor ‘ARN mesager’, që nuk është gjë tjetër veçse një sekuencë kalimtare, një fotokopje e ADN së virusit, e cila do prodhojë gjithë informacionin gjenetik të mundshëm për prodhimin e proteinave në trupin e njeriut, që të ketë mundësi pastaj ta shndërrojë trupin e njeriut në një fabrikë prodhimi proteinash.

Por, pas disa ditësh ajo do shkatërrohet dhe gjithë procesi do të ndodhë në citoplazmën e qelizës dhe jo në bërthamën e qelizës ku është ADN-ja.

Efektet anësore janë efekte të lehta që prekin një në 10 persona. Dhimbje në vendin e injektimit, skuqje, dhimbje e përgjithshme, mund të kenë dhimbje koke, mund të ketë të dridhura. Por nuk duhet të shqetësohemi, pasi tregon se kjo vaksinë po jep efekt. Pastaj, efektet më të rënda, ajo që është vënë re është se 1 në 100 mijë ka një shok alergjik”, theksoi mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Problemi i vërtetë që ka me vaksinën, opozita dhe aleanca e oborrit
Previous article SITUATA E COVID-19 NË BRITANINË E MADHE/ Nis vaksinimi me AstraZeneca (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT