• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Kryemadhi: Rama donte t’i bënte hile opozitës, por ka për ta ngrënë vetë
Home
Politikë

HABIT Kryemadhi: Rama donte t’i bënte hile opozitës, por ka për ta ngrënë vetë

12 January, 2021 s.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me strukturat e LSI-së së Shkodrës, duke kërkuar ndezjen e motorit të fushatës elektorale. Në fjalëne saj ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë surprizë për Shkodrën, pasi sipas saj, forcës politike që ajo drejton i janë bashkuar shumë socialistë që janë zhgënjyer nga PS-ja.

Ndërsa ka theksuar se “Edi Rama synoi me manovrat politike dhe me ndryshimet kushtetuese t’i bënte hile opozitës në këto zgjedhje, por ka për ta ngrënë vetë me atë e miratoi”.

“Ta ndërrojmë këtë klasë politike. Zoti ju rujtë ju familjet tuaja. Për hirë të së vërtetës rezultati ka për të qenë surprizë në Shkodër. Ka për të qenë surprizë dhe për fatin tonë të madh të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës që Edi Rama ka bërë që mendoi se t’i bënte hile, por në fakt ka për ta ngrënë vetë, më vjen shumë keq për të dhe për socialistët e vërtetë”, tha Kryemadhi.

“Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë. Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit

Për ne ka vetëm një premtim, të bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Dhe në fakt shtëpia jonë është Shqipëria, nuk është asnjë shtet tjetër. Ne duhet ti vizitojmë shtetet e tjera si turistë, por vendi ynë është në mesin e botës, është vendi më i bukur në botë por ka pasur klasën politike më të poshtër.

Prandaj më 25 prill ta ndërrojmë këtë klasë politike, ti rikthejmë pushtetin të rinjve dhe të rejave jo sepse i duam thjesht si të rinj dhe të reja në kuadrin e vitit të lindjes por i duam të rinj të reja në mentalitet, në frymë, në energji sepse Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për këtë energji. Prandaj Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja, të na e bëjmë rrugën mbarë dhe jam e bindur që 25 prilli për hir të së vërtetës ka për ë qenë surprizë. Ka për të qenë surprizë edhe për fatin tonë të madh të kodit zgjedhore dhe ndryshimeve Kushtetuese që Edi Rama ka bërë, që i mendoi për ti bërë hile opozitës por ka për ta ngrënë vetë dhe më vjen shumë keq për të dhe për rilindësit që e ndjekin.

Megjithatë është fat i madh për shqiptarët sepse më 25 prill do të tregojnë dhe njëherë që dinë të ndëshkojnë kur kalon çdo limit dhe dinë të vlerësojnë kur punon për ta, kur u përgjigjesh atyre. Dhe ajo që ndjeva unë sot qoftë për Gonin që nuk ka nevojë të flas unë me strukturat e Shkodrës për Gonin apo dhe Mondin por dhe për shumë djem dhe vajza të tjera të LSI, burra dhe gra të LSI që nuk janë ndarë nga LSI që prej themelimit të saj, ndjen atë energji pozitive atë komoditet që ata të krijojnë në takimet që ne kemi pasur me faktorë të ndryshëm me njerëz të ndryshëm, banorë të qytetit të Shkodrës me biznese të cilat çdo ditë dhe më shumë qeveria jo vetëm që nuk iu krijon mundësi por ua merr shpirtin prandaj unë ju falënderoj.

Ju jam shumë mirënjohëse për këtë angazhim tuajin por mbi të gjitha për këtë përgjigje të menjëhershme që patët për tu takuar dhe për të ndarë detyrat që është puna kryesore. Dhe që ne nuk do te ndalojmë sepse çdo ditë secili nga ju duhet të takojë një njeri që ti kërkojë votën për LSI. Çdo ditë secili nga ju ku ka miq farefis, krushqi, shoqëri, lidhje, shokë shkolle, në çdo cep të Shqipërisë duhet ti telefonojë, ti kërkojë që të shkojë të votojë më 25 prill. Po e bindi që të votojë për LSI do jetë akoma më mirë. Por është shumë e rëndësishme që të shkojë të votojë më 25 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E BUJSHME/ Kampionët e Italisë refuzojnë këmbimin me Real Madrid, ylli kërkon të shitet
Previous article BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Presidenti Perez sakrifikon 6 lojtarë për fiksimin e tij

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT