Papa Françesku do të marrë vaksinën kundër COVID këtë javë, disa ditë pasi mjeku i tij personal vdiq si pasojë e koronaviorusit.
Papa tha se është “detyrë” e të gjithëve të vaksinohen, ndërsa Vatikani përgatitet për të marrë dozat e para të vaksinës.
“Të gjithë duhet ta bëjmë vaksinën, nuk duhet të luajmë me jetën e shëndetin tonë, por edhe të tjerëve”, tha ai.
Vatikani prite të marrë mjaftueshëm doza për të vaksinuar të gjithë 450 banorët dhe punëtorët.
Papa Frençeskut i është hequr një pjesë e mushkërisë kur ishte ri, në Argjentinë, vendin e tij të lindjes, duke e bërë të potencialisht të prekshëm nga sëmundja.


