• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUMI I TIRANËS/ Veliaj nxjerr pamjet dhe tregon transformimin e madh: Shiu iku, por kujtesa nuk duhet të na lërë (VIDEO)
Home
Politikë

LUMI I TIRANËS/ Veliaj nxjerr pamjet dhe tregon transformimin e madh: Shiu iku, por kujtesa nuk duhet të na lërë (VIDEO)

12 January, 2021 Delo.autor Politikë

Pak vite më parë, reshjet e shiut përmbysnin të gjithë zonën e bregut të lumit në Tiranë, duke prekur shumë familje në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11.

Sot situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe reshjet e ditëve të fundit nuk kanë krijuar asnjë problem në kryeqytet, aq më pak në zonën e Lumit të Tiranës.

Për të kujtuar punën e madhe që është bërë për sistemimin e Lumit të Tiranës dhe kthimin e zonës në një hapësirë të gjelbër, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një video-kujtesë.

Videoja e postuar nga Veliaj kujton se si ka qenë kjo zonë në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe si është sot, ku as bëhet fjalë për përmbytje.

“Shumica e shiut iku, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Në video shihet qartë se më parë kjo zonë, dhe jo vetëm, përmbytej, duke shkatërruar shtëpitë përreth. Kjo gjë pranohej edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së asaj kohe, Lulzim Basha.

Ndërsa, Bashkia e Tiranës, me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në të gjithë gjatësinë prej 8 kilometër të Lumit të Tiranës, ka bërë që kjo zonë të mos ketë më asnjë lloj rreziku për daljen e lumit nga shtrati. Përveç kësaj, në të gjithë sipërfaqen anësore të lumit, vijon çdo ditë mbjellja e pemëve, duke e kthyer zonën në një hapësirë çlodhëse për banorët.

Shumica e shiut iku☔️🌧, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…! 🙌🏻#LumiTiranes #PuneJoGjume #DjeVsSot pic.twitter.com/eF7cWjlcfy

— Erion Veliaj 🚴‍♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) January 12, 2021

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mitsotakis propozim BE-së: Të krijohet certifikata standarde, të vaksinuarit ndaj COVID-19 të lëvizin lirshëm
Previous article TREGON FRIKËN PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Kapexhiu: Nuk kisha qendruar me gruan aq shumë në 50 vite

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT