Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari, i cili i kërkoi që të dënohen hajdutët në Parlament.
Sipas qytetarit, deputetët kanë pasuri të padeklaruara, ndërsa ai ka 30 vite në emigrim dhe nuk po bën dot një shtëpi.
“Kryeminister kam respekte per punen qe ben por duhet te punoj gjykata per ata hajdutet ne parlament qe kan pasuri te pa deklaruar ti fusje brenda nje nga nje boll vodhen hajdutat kam 30 vjet ne emigrim dhe skam nje pal shpi”,- shkruan qytetari.
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje, duke i thënë se nuk të dënon partia dhe as qeveria, por drejtësia dhe prandaj po punojnë për të pastruar sistemin e drejtësisë.
“Nuk jemi ne vitin 1945 i dashur dhe nuk te fut brenda as partia, as qeveria, po drejtesia dhe prandaj po e pastrojme edhe drejtesine njesoj sic kemi pastruar kanalet e bllokuar me plehra fushave! Por duhet durim, se kanalet pastrohen me lehte e me shpejt se sa drejtesia!” shkruan Rama.



