Pak ditë pasi Presidenti i Turqisë bëri premtimin se do të ndërtojë një spital në Fier, vetë kryeministri Rama nuk ka humbur kohë dhe ka shkaur sot të inspektojë nga afër tokën ku do të ngrihet godina e re.
Bashkë me një ekip që e shoqëron, kryeministri ndodhet në këto momente në Fier dhe po sheh nga afër zonën ku pritet të ndërtohet për tre muaj spitali i ri, siç duket në videon e siguruar për “BalkanWeb” gazetari Ervis Kuçi.
Kujtojmë që pas përhapjes së lajmit ka pasur kontestime nga 12 familjet në tokën e të cilëve do të ngrihet spitali Rajonal i Fierit, por vetë kryeministri tregoi se shteti do e shpronësojë. Nga ana tjetër për shkak se është lënë periudha 3 muaj si afat për ndërtimin, Rama ka zbuluar se i është ofruar një marrëveshje familjeve.
Ai tha se një prej garancive që i është dhënë familjeve është se në pjesën e tokës private që nuk përfshin ndërtimin e spitalit, këto familje mund të ngrenë njësi shërbimi për ata që vijnë dhe spital.
Rama shtoi se po ashtu, familjeve i është ofruar që për çdo ditë vonese për pagesën e shpronësimit qeveria do paguajë dëmshpërblim.


