• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJA E MOISI HABILAJT ZBULON SKANDALIN/ Gjykata nuk i vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRATISJA E MOISI HABILAJT ZBULON SKANDALIN/ Gjykata nuk i vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi

12 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Arratisja e Moisi Habilajt ka zbuluar një skandal në vendimin e gjykatës italiane të Katanias. Gjykata e la nën masën arrest me burg por në vendimin e saj mungonte perifrazimi për vendosjen e byzylykut elektronik.

Ndërkohë prokuroria e Katanias ka nisur një hetim se si në këtë vendim nuk e sqaronte se ai duhet të mbante një byzylyk. I njëjti vendim u la në fuqi dhe nga apeli por pa e vënë re dhe mungesën e byzylykut elektronik.

Habilaj duhet të ishte në banesën e familjarëve të tij në Raguzza. Në media është raportuar edhe për arratisjen e Naze Seitit.

Report Tv ka verifikuar në policinë italiane që Nazer Seiti nuk rezulton të jetë arratisur. Në ndryshim nga Moisi Habilaj, Seiti ka të vendosur në këmbë byzylykun elektronik me vendim gjykate.

Seiti ndodhet në arrest shtëpie në një banesë në Modica të Italisë. Lëvizjet e fundit të Moisi Habilajt kur ka njoftuar policinë kanë qenë me justifikimin se do shkonte tek dentisti.

Kujtojmë se Moisi Habilaj u dënua nga shkalla e parë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET I VDEKUR BRENDA KOMPLEKSIT TË TIJ LUKSOZ/ Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes së vetëvrasjes së biznesmenit
Previous article VAKSINIMI ANTI-COVID/ ISHP: Të vaksinuarit nuk shfaqën asnjë problem. Së shpejti hapen dy pika të tjera në Vlorë e Shkodër

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT