• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMI NDAJ SHIK-UT DHE POLICISË SË BERISHËS NË ’96/ Spartak Braho: Urdhrat kriminalë që dëgjuam të jepeshin për të masakruar krerët e PS-së
Home
Sociale

PËRGJIMI NDAJ SHIK-UT DHE POLICISË SË BERISHËS NË ’96/ Spartak Braho: Urdhrat kriminalë që dëgjuam të jepeshin për të masakruar krerët e PS-së

12 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ishe 22 maj 1996, katër ditë para manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, zgjedhje të cilat shumë shpjet do të sillnin edhe fundin e tij. Struktura e policisë me në krye Agim Shehun, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes dhe grupe militantësh të PD-së ishin angazhuar në përndjekjen dhe izolimin e krerëve të Partisë Socialiste, dhunimin e tyre dhe sabotimin e mitingjeve elektorale. Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, deputeti Spartak Braho, protagonist i atyre ditëve, shkruan se kishte bindjen se Sali Berisha do të bënte çmos për të vjedhur zgjedhjet, ashtu siç edhe ndodhi vërtetë.

Në këto kushte, Braho ka komunikuar me një ish-oficer policie të liruar, D. Ibrahimi për të gjetur një zgjidhje. Braho dhe Ibrahimi kanë sajuar disa aparatura për të përgjuar komunikimet e strukturave të policisë dhe SHIK-ut. Aparaturat i kanë vendosur te shtëpia e një militanti të PS-së në Sukth. Kështu Braho dëgjoheshin të gjithë urdhrat kriminalë që jepeshin nga policia dhe SHIK, me porosi të Berishës, për të goditur njerëzi e Partisë Socialiste. Braho rrëfen disa nga urdhrat e lëshuara nga Agim Shehu, me të cilëve edhe një urdhër, për të masakruar Servet Pëllumbin, në atë kohë një nga figurat qendrore të Partisë Socialiste.

Braho rrëfen se ishte në makinë me Servetin, duke shkuar për Durrës, kur dëgjonin në radiot e tyre, urdhrin e Agim Shehut drejtuar militantëve të PD-së, policisë dhe shikasave, për të goditur drejtuesit e PS-së dhe sabotuar mitingun në Durrës. Pas rrëzimit të Berishës, Agim Shehu u arratis bashkë me Gazideden, ndërsa u rikthyen pas vitit 2005, ku Berisha i emëroi në poste të rëndësishme.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos

“E parandieja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bëntë çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe të fitonte me çdo kusht. Policia, SHIK dhe kontingjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë para zgjedhjeve nga burgu, do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhunën mbi militantët e PS dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish-oficer policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shkëmbyem mendime dhe ramë dakord që veprimet e policisë dhe të SHIK-ut t’i monitorimin, duke kapur valët radiofonike që përdoreshin prej tyre. Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga policia, duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të depërtonim sa mundej në komunikimet çdo orë të ditës, duke ndjekur me kujdes të gjitha urdhrat dhe porositë që përgatiteshin, për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga shtabi policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë.

Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS-së në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej. Këtë të dhënë ia përcolla qendrës, duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi. Në datën 22 maj ne prisnim në Vlorë drejtuesit e PS për t’i shoqëruar në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetari i degës së partisë, për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë, duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë se si do të reagonin ata që na ndiqnin.

Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses. Agjentët e policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën u gjendën të papërgatitur nga ky devijim. Pas 30 minutash, autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio dëgjuam thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë, të cilët bërtisnin ‘pse u lejua takimi në Manzë’ dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut. Pa arritur atje u njoftuam se tek 4-rrugët e Shijakut grupe militantësh të PD-së kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.

Bisedova me prof. Servetin me të cilin isha në makinë dhe pasi i sqarova për situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare i ndaluan pa u futur te 4-rrugët e Shijakut, ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve, të cilët nuk e kuptuam këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por, problem ishte si do hynim në Durrës. Ecnim drejt qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.

Pikërisht aty, u panë grumbullime militantësh të PD-së me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedentë penal. “Mbaji aty, mos i lini të futen, nxirrni nga makinat, bjeruni dhe digjini makinat”, ishin urdhrat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndalur te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëm urdhëroi “në asnjë mënyrë të mos bëhet miting, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës, Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”.

Isha në makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ku mo Spartak, më pyeti. “Është Sali Berisha profesor, i thashë, kërkon kokën tënde”.

Çdo bëjmë profesor? i thashë.

Të ecim përpara, tha me qetësinë e tij.

Urdhërova shoferin e makinës Vrion Kristo që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt Porit Detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte aq i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na masakronin. Ndoshta menduam se ne u kthyem mbrapsht përsëri në Tiranë. Vijon…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E DYTË E VAKSINIMIT/ Manastirliu: Vijojmë injektimin tek mjekët dhe infermierët
Previous article "MELISA MË TËRHEQ..."/ Murati tregon edhe emrin e djalit që sheh si konkurent dhe vajzës që nuk do dilte

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT