Sot në orën 15:00 ka nisur vaksinimi anti Covid-19 në vendin tonë, në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.
Personi i parë që e ka marrë injektimin ka qenë shefja e Infektivit, doktoresha Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama, mjeku Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.
Ndërkohë kryeinfermierja Ana Luca ka bërë një dedikim shumë emocionues për kolegen e saj Najada Çomo.
Ajo thotë se Çomo nuk u dorëzua për 10 muaj me kurajo, me dorë të hekurt dhe me zemër të madhe drejtoi mjekët dhe infermierët që sot janë simboli i jetës dhe shpresës.



