• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U “ZHDUK” PËR NJË JAVË/ Melania Trump reagon pas dhunës në Kapitol: Duhet të shohim përpara
Home
Nderkombetare

U “ZHDUK” PËR NJË JAVË/ Melania Trump reagon pas dhunës në Kapitol: Duhet të shohim përpara

11 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump nuk kishte dalë në ambiente publike që për Vit të Ri, duke sjellë edhe shqetësimin e qytetarëve në SHBA se ku mund të kishte qenë.

Si duket, pas fjalëve se ajo është larguar nga Donald Trump ka vendosur që të dalë sërish në skenë, duke u drejtuar një letër publike të gjithë amerikanëve.

Në letrën e saj, Melania ka shprehur keqardhje për protestën e dhunshme në Kapitol, ndërsa ka falenderuar ata që e kanë mbështetur presidentin Trump për 4 vite.

Letra e plotë e Melania Trump:

Si të gjithë ju, unë kam reflektuar rreth vitit të kaluar dhe sesi armiku i padukshëm, Covid-19, preku vendin tonë të bukur. Të gjitha kombet kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur, rënien ekonomike dhe ndikimet negative të izolimit.

Si Zonja juaj e Parë, ka qenë frymëzuese të dëshmoja nga afër se çfarë njerëzit e Kombit tonë të madh kanë bërë për njeri-tjetrin, veçanërisht kur jemi një nga vendet më të prekura.

Duke marrë parasysh çdo përvojë që kam pasur, e gjeta veten duke kujtuar histori të shumë individëve që tashmë janë në zemrën time.

Kohët e fundit, mendimet dhe lutjet e mia janë për : Veteranin e Forcave Ajrore, Ashli ​​Babbit, Benjamin Philips, Kevin Greeson, Rosanne Boyland dhe Oficerët e Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick dhe Hoëard Liebengood. Unë lutem që familjet e tyre të gjejnë forcë gjatë kësaj periudhe kaq të vështirë.

Jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar. Më duket e turpshme që rreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të shumta, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara ndaj meje.

Kjo periudhë është e rëndësishme për rikuperimin e vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale.

Kombi ynë duhet t’ia dalë në mënyrë të civilizuar. Unë dënoj dhunën që ka ndodhur në Kapitol. Dhuna nuk nuk duhet toleruar.

Unë jam krenare për lirinë e vendit, ku gjithsecili shpreh pikëpamjet pa hezitim. Është një nga idealët kryesorë mbi të cilin Amerika është krijuar.

Shumë kanë sakrifikuar për të mbrojtur të drejtën. Prandaj unë do të doja t’u bëja thirrje qytetarëve të këtij vendi të gjejnë pak kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga të gjitha perspektivat.

I lutem njerëzve që të ndalojnë dhunën, të mos bëjnë kurrë supozime të bazuara në ngjyrën e lëkurës së një personi ose të përdorin ideologji të ndryshme politike si bazë për agresion dhe viciozitet.

Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të përqendrohemi në atë që na bashkon dhe të ngrihemi mbi atë që na ndan.

Është frymëzuese të shohësh kaq shumë persona që kanë pasion dhe entuziazëm për të marrë pjesë në zgjedhje, por ne nuk duhet të lejojmë që ai pasion të kthehet në dhunë.

Qëllimi ynë është të jemi të bashkuar dhe të jemi njerëz të mirë dhe të fortë.

Forca dhe karakteri i vendit tonë e ka treguar se mund t’ia dalë pavarësisht ndikimit nga katastrofat natyrore dhe kësaj pandemie të tmerrshme që ka prekur të gjithë.

Pika e përbashkët në të gjitha këto situata sfiduese është vendosmëria e palëkundur e Amerikës për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dhembshuria juaj ka treguar frymën e vërtetë të vendit tonë.

Siç e thashë edhe gjatë verës, janë këto momente që përcaktojnë vendosmërinë tonë në momentin që do t’u themi nipërve dhe mbesave se përmes ndjeshmërisë, forcës dhe vendosmërisë, ne ishim në gjendje të mbanim premtimin për të ardhmen e vendit tonë.

Secili prej jush është shtylla kurrizore e këtij vendi. Ju jeni ata, që bënë Amerikën e fortë sot, pasi ju keni përgjegjësinë për të përgatitur brezat tanë të ardhshëm, për ta bërë këtë vend më mirë se sa e gjetën.

Ka qenë nder i jetës sime të shërbej si Zonja juaj e Parë. Unë dua të falënderoj miliona amerikanë që mbështetën burrin tim dhe mua gjatë 4 viteve të fundit dhe treguan dedikimin e pabesueshëm të shpirtit amerikan.

Ju jam mirënjohëse të gjithëve.

Më e rëndësishmja, unë kërkoj mirëkuptim dhe paqe për Kombin tonë të madh.

Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sinqerisht,

Melania Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN HETIM PËR PASTRIM PARASH/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit Klement dhe Eldi Çela
Previous article NUK PO RINOVON ME NAPOLIN/ Tani në garë për Hysajn hyn dhe klubi i madh francez

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT