• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 35-vjeçarja nga Korça
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 35-vjeçarja nga Korça

11 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare pasi po transportonte 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Sipas njoftimit, në pranga ka rënë 35-vjeçarja me iniciale K. B., banuese në fshatin Libonik, Korçë. Mësohet se 35-vjçarja u kishte marrë shtetasve të huaj nga 200 euro për person.

Gjatë arrestimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, iu gjetën 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga një 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë. Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP BRAKTISET NGA TË GJITHË/ Një prej pasioneve më të mëdha i kthen shpinën
Previous article SEKUESTROHEN 54O MIJË PAKETA ME CIGARE/ Po kontrabandoheshin me një trajler me targa serbe, në kërkim babë e bir

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT