• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SULMIT NË KONGRESIN AMERIKAN/ Gjermania rrit masat e sigurisë rreth Parlamentit
Home
Nderkombetare

PAS SULMIT NË KONGRESIN AMERIKAN/ Gjermania rrit masat e sigurisë rreth Parlamentit

11 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit amerikan në Uashington, Policia e landit të Berlinit ka organizuar më shumë forca policore për mbrojtjen e zonës rreth ndërtesës së Reichstagut. Kjo është raportuar nga gazeta “Bild am Sonntag”, e cila citon një letër nga presidenti i Bundestagut Wolfgang Schäuble (CDU) drejtuar deputetëve të Bundestagut gjerman.

Schäuble theksoi në letër, sipas “Bild am Sonntag”, se ai vetë ka kërkuar një raport nga Ministria e Jashtme për trazirat në SHBA dhe se ai “do të sqarojë vetë me qeverinë federale dhe landin e Berlinit, se çfarë vendimesh duhet ndërmarrë për sigurimin më të mirë të Bundestagut nga sulme të ngjashme”.

Schäuble fajëson Presidentin e SHBA Trump

Schäuble e ka fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin amerikan në largim Donald Trump për incidentin e ditës së mërkurë, ku ithtarët e Trumpit u futën në Kongresin amerikan, që rezultoi me pesë persona të vdekur në rrethana të ndryshme. Politikani i CDU-së e kritikoi këtë si një “sulm ndaj parlamentit dhe demokracisë nga një turmë e mashtruar nga një president që ka humbur zgjedhjet”.

Një zëdhënës i policisë ka njoftuar të enjten se masat mbrojtëse për ndërtesat e rëndësishme në kryeqytetin e Gjermanisë do të “përshtaten”. Kjo ka të bëjë me ndërtesën e Reichstagut, por edhe objektet e SHBA-së në Berlin.

Söder akuzon grupet radikale në Gjermani

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder (CSU) i tha “Welt am Sonntag” rreth ngjarjeve në Uashington: “Nga mendimet e këqija vijnë fjalët e këqija, e më pas edhe veprat e këqija. Kjo është arsyeja pse ne në Gjermani jo vetëm që duhet të forcojmë masat e sigurisë për mbrojtjen e institucioneve demokratike, por duhet të mbikqyrim edhe grupet radikale që mund të krahasohen me ato në SHBA”. Mbrojtja e kushtetutës duhet të luajë një rol qendror.

“Edhe kur shihet se mbështetja e AfD-së në sondazhe po bie, ende ekziston rreziku që një turmë me shpjegimin se po e kundërshton Coronën, një lloj RAF-Corone, mund të ngrihet dhe zhvillohet në Gjermani, e kjo mund të shndërrohet në një element agresiv dhe të dhunshëm”, tha Söder. Në Berlin pjesëtarët e lëvizjes së ashtuquajtur “Querdenker” (ata që mendojnë ndryshe) janë futur në gusht në shkallët e Bundestagut gjatë një demonstrate./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E NDJEK EMISIONIN ME GJITHË PLAKËN"/ 77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”, ja cilën vajzë zgjedh ai (VIDEO)
Previous article DY JAVË MË PARË KISHIN MARRË VAKSINIMIN KUNDËR COVID-19/ Infektohen 14 të moshuarit në Gjermani

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT