Kemi dëgjuar të flitet për martesat më të shkurtra në histori e me siguri një vend në fillimet e listës, e zë edhe reperi i njohur amerikan P Diddy.
Në një intervistë të dhënë së fundi në emisionin “The Ellen Show”, ai i ka rrëfyer moderatores dhe publikut një ngjarje të cilën nuk e kishte treguar kurrë më parë.
Gjatë lojës “ Never Have I Ever”, P. Diddy tregoi e vite më parë ka qenë i martuar me një vajzë për vetëm 4 orë. Më pas duket se u pendua dhe i kërkoi asaj divorcin.
Ai ka shtuar se këtë fakt e ka mbajtur sekret për vite të tëra derisa u detyrua të marrë pjesë në këtë lojë.
Kjo ngjarje ka shkaktuar të qeshura tek publiku dhe të pranishmit gjatë kohës që reperi rrëfente se në fakt shte nxituar shumë për jë vendim kaq të rëndësishëm./blitz


