• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI I PORTIT TË DURRËSIT/ Grupi i punës nga Tirana takoi në Dubai drejtuesit e kompanisë Emaar që do e ndërtojë
Home
Sociale

PROJEKTI I PORTIT TË DURRËSIT/ Grupi i punës nga Tirana takoi në Dubai drejtuesit e kompanisë Emaar që do e ndërtojë

10 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta që mbajnë emrin e kompanisë EMAAR, e cila është e specializuar edhe në transformimin e porteve ekzistuese në marina për jahte e rezidenca banimi.

Me një portofol ndërtimesh këto 20 vitet e fundit edhe në disa vende të tjera të botës, përveç Dubait, EMAAR është futur në garë me kohën për të bërë realitet një investim prej dy miliardë euro në transformimin e portit të Durrësit.

Një grup pune ndërministror udhëhequr nga ministrja Belinda Balluku qëndruan në Dubai për t’u koordinuar me kompaninë EMAAR, me qëllimin e bërjes realitet të këtij projekti gjigant.

Ky është Mohammed El Alabbar, mendja dhe fuqia udhëheqëse e suksesit të AMMAR grup. Në një intervistë për Top Channel, ai shpjegon vizionin e transformimit të Durrësit në një prej porteve turistikë më të mëdha në Mesdhe.

“Kur flas për Shqipërinë e Durrësin e shikoj atë në këndvështrimin global duke e krahasuar atë me ndërtimet që kam bërë, si për shembull porti i Dubait si dhe atë të Tanxhirit që ne po e rindërtojmë. Natyrisht përmes punës tonë ne bëjmë para. Nga ana tjetër me atë që do të bëjmë në Durrës të tjera kompani do ta shohin e do të afrohen në Shqipëri me investime të tjera. Pas marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë, ne po i lëvizim gjërat shpejt. Masterplani është përfunduar dhe po bëjmë ato ndryshimet e fundit. Shpresojmë që ne të finalizojmë marrëveshjen pas tre muajsh. Thënë kjo, ne nuk po humbim kohë duke pritur marrëveshjen, por po punojmë për projektin e detajet. Unë jam optimist dhe shpresoj të nisim nga puna gjatë verës dhe me të vërtetë kjo do të jetë shumë e shpejtë”, shprehet El Alabbar.

Krahas Dubai Marina, kompania EMAAR është drejt përmbylljes së një tjetër projekti gjigant; atë të transformimit të portit Rashid në një kompleks gjigant shërbimesh e banesash. Arkitekti Grant Blindell thotë se ky model i portit Rashid do të jetë i ngjashëm me atë në Durrës. (Top Channel)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORJA ME "POKER" NDAJ BENEVENTOS/ Kapiteni Gomez i kundërpërgjigjet trajnerit Gasperini në rrjetet sociale (VIDEO)
Previous article KUPA E ANGLISË/ Tottenham mposht me "MANITA" Marine, dy lojtarë rishkruajnë historinë

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT