• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS VIZITËS SË RAMËS NË GREQI/ Ministri i Jashtëm Dendias: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit
Home
Politikë

PAS VIZITËS SË RAMËS NË GREQI/ Ministri i Jashtëm Dendias: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit

10 January, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka dhënë sot një intervistë në gazetën “Kathimerini”, ku mes të tjerash ka përcaktuar rolin që aspiron të ketë Greqia në rajonin ballkanik, si dhe është referuar gjatë në takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në kuadrin e zhvillimeve të shpejta të javëve të fundit, për trajtimin e çështjeve të axhendës së përbashkët.

Dendias ka theksuar se “Greqia luan një rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Si përmes mbështetjes së vazhdueshme të perspektivës europiane, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes aktive dhe kontributit në nismat rajonale. Objektiva jonë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane. Në të njëjtën kohë mbrojtja nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Otomane.

Në këtë aspekt kontribuojnë dhe vendet muslimane të rajonit më të gjerë që janë pro pozicionimeve tona, me të cilat ne ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sinqertë, me aspiratën të jemi ura e bashkëpunimit me vendet me një popullsi të krishterë. Për të arritur të gjitha këto kemi një prezencë tepër aktive”.

I pyetur nga gazetari Vasilis Nedhos për projektligjin e depozituar në parlamentin grek, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, Dendias ka theksuar se “Projektligji do të vonohet menjëherë. Duhet të mos e nënvleftësojmë rëndësinë që ka. Ky zgjerim i kufijve sovran të shtetit grek, i pari nga 1947, në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, është e drejtë e panegociueshme e vendit tonë. Por, që të jem i qartë, ne po përgatitemi për zgjerim edhe në zona të tjera të vendit. Po hedhim hapat e duhura teknike, që të jemi gati kur të konsiderohet koha e duhur të veprojmë. Kur do të ndodhë kjo, mbetet një vendim politik”.

Ministri grek është referuar me detaje dhe në axhendën e diskutimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të premten 8 janar, në Athinë.

“Me kryeministrin shqiptar kemi një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë, tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në Prill.

Shënoj se të gjitha forcat politike shqiptare janë dakord se çështja e përcaktimit të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të të Drejtës Ndërkombëtare të Detit, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbiseduesve tanë turq. Dhe është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama pranon që Greqia ka të drejtën e panegociueshme, të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu që asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë, ose, të shtoj, akoma më tepër të kërcënojë me luftë për këtë arsye”, është shprehur diplomati grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Gruaja bën denoncimin: Burri më detyroi që të bëja s*ks me deputetin shqiptar (FOTO)
Previous article MOTI I KEQ/ Balla në digën mbi Zaranikë: Nndërhyrja e duhur vitin e kaluar. Meqenëse opozita raportoi se është dëmtuar, të na gjykojë populli…

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu Politikë

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT