Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut kësisoj zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar për rrezikun që sjell.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, ndaj u bën thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.
Të njëjtn paralajmërin Braçe ka edhe për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.
“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë! Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj të largohet vetë e të largojë bagëtitë, mjetet e çka tjetër në toka nga buza e lumit në argjinaturë! Tani! I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë! Edhe një herë; Hiqni çdo gjë, nga toka buzë lumit deri në argjinaturë: Tani”, tha ai.


