• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Në Pediatri u trajtuan mbi 70 fëmijë të prekur me COVID-19, më i vogli dy muajsh
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Në Pediatri u trajtuan mbi 70 fëmijë të prekur me COVID-19, më i vogli dy muajsh

10 January, 2021 Delo.autor Rajon

Në njësinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në kuadër të Klinikës së Pediatrisë deri në mesin e dhjetorit janë trajtuar 71 pacientë, kryesisht të gjithë e kaluan këtë virus me simptoma të lehta.

E luftën me coronavirus e humbi vetëm një fëmijë i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Përkundër këtyre rasteve me coronavirus nga kjo klinikë thonë se nuk i ka ndërprerë shërbimet e tjera spitalore.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, në një intervistë për KosovaPress ka treguar se fëmijët që po infektohen me COVID-19, kryesisht po e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk po kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Fatmirësisht numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 është relativisht i vogël. Numri më i madh i tyre (fëmijëve të infektuar) po e kalojnë me shumë pak simptoma, shumë shpesh nuk po ka nevojë fare të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, përkundër asaj, kemi fëmijë të cilët kanë kërkuar hospitalizim. Në kuadër të Klinikës së Pediatrisë e kemi formuar njësinë e posaçme e cila merret me mjekimin e fëmijëve me COVID-19, në këtë njësi është caktuar stafi që punon si infermierë ashtu edhe i mjekëve. Deri në mesin e dhjetorit në Klinikën tonë kanë qenë 71 pacientë të prekur me COVID që kanë kërkuar hospitalizim. Fatmirësisht shumica e tyre kanë një ecuri të mirë, mirëpo kanë pasur nevojë për mjekim spitalor. […] 07’58 Prej të gjithë fëmijëve (të infektuar) që i kemi pasur një fëmijë ka përfunduar me fatalitet, ka qenë një fëmijë i cili ka qenë me një sëmundje të rëndë kronike dhe ai fëmijë ka përfunduar me fatalitet”, tha ajo.

Sfidë kryesore Telaku e konsideron diferencimin e fëmijëve me COVID, karshi atyre me virus sezonal, për shkak të ngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.

Fëmijët që u infektuan me coronavirus ishin të moshave të ndryshme, madje trajtim spitalor pasi ishte prekur me COVID kishte kërkuar edhe një bebe dymuajshe.

“Moshat janë të ndryshme të fëmijëve që kanë ardhur edhe që kanë pasur nevojë për hospitalizim. Fëmija më i ri që e kemi pasur të hospitalizuar që ka qenë COVID pozitiv ka qenë 2 muajsh, kurse fëmija me moshën më të shtyrë ka qenë 15-16 vjeçare. Moshat kanë qenë të ndryshme, kanë dominuar moshat nga 5, 10 deri në 12-13 vjeç sesa moshat më të reja. Simptomatologjia është mjaftë e lehtë, fatmirësisht manifestohet në formë të një infeksioni viral, ndonjëherë është përcjellë me vjellje e diarre që ka qenë shumë e shpeshtë”, theksoi Telaku.

Telaku thotë se në krahasim me 9-mujorin e parë të vitit 2019, në vitin pasues 2020 në Klinikën e Pediatrisë ndihmë mjekësore kanë kërkuar më pak fëmijë.

Ajo beson që në këtë zvogëlim të numrit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim spitalor ka ndikuar edhe izolimi me të cilën u ballafaqua vendi si pasojë e coronavirusit duke detyruar të gjithë të qëndronin të mbyllur në shtëpi.

“Në përgjithësi e kemi pasur numrin më të vogël të fëmijëve në total, jo për COVID, por në total që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pastaj me hapjen e shkollave dhe çerdheve filluan edhe këta fëmijë më shumë të na vijnë. Por në krahasim me vitet paraprake, numri i tyre ka qenë më i vogël. Për nëntëmujorin (e 2020) i kemi pasur mbi 13 mijë vizita në emergjencën pediatrike, i kemi pasur rreth 3200 pacientë të hospitalizuar dhe vizita specialistike mbi 8 mijë, mirëpo kjo paraqet një numër relativisht të vogël të fëmijëve duke marr parasysh kapacitetet dhe punën tonë. Po mendoj se një prej arsyeve ka qenë ky izolim dhe mos të them edhe një lloj frike ose hezitimi nga pacientët të vijnë në kontrolle dhe vizita”, tha ajo.

Drejtoresha Drita Telaku theksoi për KosovaPress se Klinika e Pediatrisë përveç periudhës së izolimit kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19, vazhdimisht për pacientët janë ofruar të gjitha shërbimet shëndetësore nëpër çdo repart.

“Në Klinikën e Pediatrisë vetëm në fillimin e pandemisë kanë qenë të ndërprera shërbimet ambulantore, por jo shërbimet spitalore. Pastaj, pas lirimit të parë të masave kur u rifunksionalizuan sërish ambulancat specialistike dhe shërbimet ambulantore, Klinika e Pediatrisë i ka kthyer komplet shërbimet e saj me vazhdimin e ecurës së pandemisë e cila ishte jo e mirë dhe filloi rritja e rasteve u morr vendim që të ndërpriten prapë shërbimet ambulantore. Ne kemi vazhduar punën normalisht, si çdo herë puna jonë ka qenë e plotë, në anën tjetër jemi munduar të ndihmojmë edhe njësitë e tjera COVID në kuadër të SHSKUK-së, sidomos me infermierë”, tha ai.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku thotë se edhe stafi mjekësor dhe infermierët kanë qenë të infektuar me COVID-19. Vetëm në muajin dhjetor, ajo tha se janë të infektuar gjashtë mjekë dhe shtatë infermierë./kosovapres

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË VEND/ Reshje të dendura shiu edhe në Dibër, disa zona vijojnë të bllokuara prej ditësh
Previous article MOTI I KEQ/ ARRSH për situatën e rrugëve: Në Kukës dhe Tropojë qarkullimi vazhdon normalisht, rënie inertesh në Elbasan-Librazhd

Delo.autor

Postime të ngjashme

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel Rajon

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel

IRONIA/ Millosheviçi e dënoi me 10 vite në 1997, Haga i jep Thaçit 25 vite burg tri dekada më vonë Rajon

IRONIA/ Millosheviçi e dënoi me 10 vite në 1997, Haga i jep Thaçit 25 vite burg tri dekada më vonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT