Këngëtarja Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj, ku prej kohësh ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon projektet e reja muzikore, por edhe po jeton historinë e saj të dashurisë. Miq të afërm flasin se ajo këtë vit është fejuar me të dashurin biznesmen nga Tirana.
Flitet se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë, që bën dhe për biznesin e tij pasi ka në pronësi një hotel të njohur. Por përtej çasteve të lumtura që duket se është duke jetuar në jetën personale, ajo i është rikthyer fuqishëm edhe karrierës. Me anë të dy postimeve të saj të fundit në Instagram, këngëtarja ka treguar se është duke regjistruar në një studio muzikore.



