• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PENGMARRJA PËR 1 MILION DOLLARË/ Çfarë ndodhi 22 vitesh HETIMI me dosjen e Koço Dados
Home
Aktualitet
Kronikë

PENGMARRJA PËR 1 MILION DOLLARË/ Çfarë ndodhi 22 vitesh HETIMI me dosjen e Koço Dados

9 January, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, e gjithashtu një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar , e pezulluar dhe e rihetuar mes institucioneve të ndryshme, mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimisht.

Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës, pasi ishte ish prokuroria e krimeve të rënda që ja delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados.

Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i prokurorisë mbështetet dhe nga gjykata e thotë gjithashtu se për shkak të kohës së konsiderueshme që ka kaluar dhe mungesës së provave, çështja është parashkruar.

Grupet kriminale më të njohura të asaj kohe, protagonistët ë krimit në vend  rezultojnë të skeduar,  përgjuar dhe vëzhguar. Madje edhe kriminelë të njohur edhe në ditët e sotme. Biznesmenë të njohur dhe jo, dëshmitarë dhe të afërt që janë pyetur dhjetra herë.

Por në përfundim drejtësia u dorëzua dhe nuk mundi të zbardhë rrëmbimin e Koço Dados dhe as autorësinë e atyre që hodhën eksploziv  në banesën e tij gati katër muaj pasi 45 vjeçari  ishte marrë peng.

Një serial veprimesh hetimore  të urdhëruara në kohë të ndryshme nga prokurorë të përgjithshëm dhe shefa kundër krimit të organizuar rezultuan të pafrytshme dhe në përfundim gjykata e shkallës së parë shpalli pushimin e dosjes që i kishte kaluar  për kompetencë nga ish-krimet e rënda. As ekspertiza ndaj këtyre letrave që Top Channel i disponon , që u përgatiten  nga rrëmbyesit për të   udhëzuar familjen e tij se ku duhet t’i dorëzonin paratë. As tre kasetat ku ishte filmuar pengu nuk shërbyen për asgjë.

Koço Dado u rrëmbye mbrëmjen e tetë qershorit në afërsi  të ish ambasadës  në rrugën Qemal Stafa, pasi kishte përfunduar mbledhjen e shoqatës së biznesmenëve shqiptare. Katër rrëmbyes u afruan me një  mjet  tip ford , njëri prej tyre  i vendosi pistoletën personit që gjendej nën shoqërinë e Dados, duke i thënë ndal policia.

Siç pohojnë dëshmitaret, fjala e fundit që mundi të thotë Koço Dado përpara se të merrej forcërisht ishte pyetja ‘Çkeni me mua?’. Ndërsa më pas pas njëri prej tyre i vendosi një kapuç në kokë dhe dy të tjerë e goditën derisa e futën në automjet .

Anila Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën
Previous article DYSHJA MESSI-GRIEZMANN "HERONJ" ME DOPIETË/ Barcelona mposht me "POKER" Granadën dhe ngjitet në vendin e tretë

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT