• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VIZAT BLU QË TË PARKOJË PD…”/ Mesazhi i “koduar” i Ramës nga Fieri: I kemi xhan edhe ata por…
Home
Politikë

“VIZAT BLU QË TË PARKOJË PD…”/ Mesazhi i “koduar” i Ramës nga Fieri: I kemi xhan edhe ata por…

9 January, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

“Vizitë përkujtimore” e quajti kryeministri Rama kur pa nga afër situatën pas reshjeve të shiut përgjatë lumit Gjanica, në Fier, e duke u kthyer pas në kohë, vitin 2013, tha se këtë ditë do u ishte dashur të shkonin me varkë në zonë.

“Po të ishim sot në 9 janarin e vitit 2013 do ta kishte kthyer zemrën e Fierit në një kënetë pisllëku, siç ndodhte jo vetëm pas rreshjesh aq të dendura sa ditët e fundit, po pas çdo shiu vere, kur Gjanica e bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite mes dy varganëve të ndërtimeve pa leje në anët e saj, transformohej në një monstër uji që hynte në çdo shtëpi e biznes, duke bërë dëme shumëmilionëshe. Ky është dallimi mes vizionit dhe verbërisë, dashurisë për vendin e njerëzit dhe llafollogjisë boshe mbi plehun e përtacisë”, tha Rama teksa thumboi Partinë Demokratike.

Thumba dhe një mesazh “të koduar” lëshoi nga Fieri kreu i qeverisë për PD-në kur tha se “i kemi xhan, por avash avash”.

Kjo batutë erdhi në momentin kur kreu i qeverisë bashkë me kryetarin e Bashkisë së qytetit Armando Subashi, vizituan parkingun nëntokësor në qendër të qytetit, dhe në të kishte vija në ngjyrë blu.

“Po këto vizat i keni bërë blu që të parkojë PD këtu poshtë? Hajde se i kemi xhan edhe ata po, avash avash…”, u shpreh Rama, pohim që vjen pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Armando Subashi tha se këtë javë është dakordësuar dhe me ministrinë e Mbrojtjes që të nisë puna për çmontimin e urës përgjatë lumit Gjanica “e do nisë ndërtimi i shpatullave të urës së re të parashikuar që do jetë më e gjërë me standarte e do i shërbeje gjithë zonës”.

Rama paralajmëroi gjithashtu nisjen e punës shumë shpejt dhe për urën e Darëzezës.

“Këto janë shpronësimet e Shaban Memisë që ndërtonin pa leje këta demokratët e Fierit e Shabani u jepte vulat si në tokën e babës e tani paguajnë shqiptarët për ti larguar po ky është ligji që nuk është bërë për ta por për të gjithë shqiptarët…..”, tha Rama për disa ndërtesa buzë lumit Gjanica.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KINEZES NË GREQI/ Krim erotik apo goditje e mafies nga Kina? Ja çfarë ka zbuluar deri tani policia greke
Previous article LSI "PËRGATITET" PËR ZGJEDHJET/ Petrit Vasili kapet duke luajtur... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT