• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET NGA MOTI I KEQ NË VEND/ Ministri Peleshi në terren: Niveli i ujit është ulur, jemi në gatishmëri
Home
Politikë

PËRMBYTJET NGA MOTI I KEQ NË VEND/ Ministri Peleshi në terren: Niveli i ujit është ulur, jemi në gatishmëri

9 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur nga Oboti i njësisë administrative Ana e Malit tha se nuk do ketë shkarkime pavarësisht se ka prurje të mëdha.

Duke kryer inspektime në këtë zonë, ai thotë se pozitive është ulja me disa cm e nivelit të ujit dhe se po menaxhohet mirë Kaskada. Ai thotë se deri më 11 janar do të ketë intensitet të lartë të reshjeve.

Gjithashtu ministri Peleshi shprehet se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri, dhe janë angazhuar trupa të Forcave të Armatosura.

“Kam marrë një informacion që këtu në fshatin Obot, përsa i përket sipërfaqes nuk kemi tërheqje të ujërave. Jemi në një sipërfaqe të ulët në nivelin e detit. Pozitive është që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa cm. Era që po fryn po na ndihmon dhe po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Një gjë tjetër pozitive është ulja e intensitetit të reshjeve. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër dhe gjasat janë që do arrijmë ta evitojmë. Reshjet do të shtohen por ne po bëjmë një menaxhim të mirë të kaskadës. Sot komunikova me drejtorin e KESH-it. Fierza po punon me dyer të mbyllura. Në Vaun e Dejës ka shkarkime normale. Shpresojmë që të mos përkeqësohet më shumë situata. Ne jemi në gatishmëri. Drejtori i Emergjencave Civile ka qenë prezent në çdo moment. Janë dhjetra trupa të Forcave të Armatosura në terren. Kemi rezultate të mira të prurjeve në krahasim me vitet e kaluara. Ditën e djeshme kishim rreth 4200 metër kub për sekond. Përpara 10 vjetësh është përmbytur e gjithë Shkodra me vetëm gjysmën e këtyre prurjeve. Ne jemi të gatshëm për evakuim. Dje kemi bërë disa evakuime. Kemi 260 persona nga Forcat e Armatosura në dispozicion. Mbi 1200 trupa të angazhuar” – tha Peleshi. (Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË ASPAK E VËRTETË..."/ Olsi Rama: Ja si u organizua takimi i Edi Ramës me CR7 për të lumturauar Aurelin dhe Alesion
Previous article RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Balla në terren: Prurjet e Shkumbinit janë të larta, por gjithçka po monitorohet

s.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT