Sazan Guri doli ditën e djeshme për të protestuar ku tha se kërkonte transparencë nga qeveria për zgjerimin e Greqisë në detin Jon.
Ai ngeli i lënduar teksa tërhiqej nga protestuesit e tjerë si dhe policia që përpiqej të shpërndante grumbullimin.
Përmes një statusi në Facebook ai thotë se shkoi për t’i falenderuar efektivët por ata e dhunuan.
“Duke dale tani nga Spitali i traumes, me shpresen se shume shpejt do jem si Anteu ne kembe.
Por, pse te ndodhte, pa kuptim, me qellim dhe me prerje ne bese, se thjeshte shkova per ti falenderuar dhe jo per tu mu akruar si dema toreadoreve me beze te kuqe”, shkruan Guri.




