• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
14 SHKURT ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME NË KOSOVË/ BE: Presim të zhvillohen sipas standardeve evropiane
Home
Rajon

14 SHKURT ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME NË KOSOVË/ BE: Presim të zhvillohen sipas standardeve evropiane

7 January, 2021 Delo.autor Rajon

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero.
Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.Zyrtarët e Bashkimit Evropian përsërisin qëndrimin se “i takon popullit të Kosovës të zgjedhë lidershipin e vet” dhe se BE-ja do të punojë me institucionet e Kosovës në secilin aspekt, si në dialogun me Serbinë ashtu edhe në agjendën e reformave.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 6 janar shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata ka gjetur se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Shkak për këtë u bë vota e Etem Arifit, ndaj të cilit në kohën e votimit të qeverisë, më 3 qershor, kishte pasur një vendim të formës së prerë, për dënim prej një vit e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”./ REL

*titulli redaksional 

Titulli origjinal: BE-ja pret që zgjedhjet e 14 shkurtit të zhvillohen sipas standardeve evropiane

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nga sot deri më 21 janar, Izraeli në bllokim total për shkak të Covid-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Nuk merrni dot frymë kur mbani maskë? Zbuloni si të forconi mushkëritë tuaja

Delo.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT