• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILI/ Pse largimi i Nasip Naços është një goditje e rëndë për LSI-në
Home
Politikë

PROFILI/ Pse largimi i Nasip Naços është një goditje e rëndë për LSI-në

7 January, 2021 s.autor Politikë

I lindur në Skrapar, Nasip Naço është “bashkëpatriot” me Ilir Metën, por ka një profil shumë më modest politik. Ai nuk ishte pjesë e themeluesve të LSI-së, por figura e tij është treguar mjaftueshmërisht me peshë që Lëvizjen Socialiste për Integrim ta nxjerrë forcë të parë në Qarkun e Beratit, ku e ka udhëhequr që nga zgjedhjet e 2009-ës.

Por, në zgjedhjet e 25 prillit Naço do të bëjë fushatë nën siglën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim një “eksperiment politik për të cilën shqiptarët nuk kanë më nevojë”.

Kulmin e karrierës së tij politike, Nasip Naço e pati në 2013-n, kur nga pakti Rama-Meta u zgjodh ministër Drejtësie në zgjedhjet e reja.

E merrte këtë detyrë vetëm 5 vite pas u përshi në politikë. Në 2008 ai la detyrën si prokuror në qytetin e Durrësit, duke dhënë dorëheqjen. U fut në politikë duke u anëtarësuar te LSI-ja dhe duke marrë drejtimin e kësaj partie në Qarkun e Beratit.

Në zgjedhjet e 2009-ës, shumë figura të njohura të LSI-së mbetën jashtë Parlamentit, por Nasip Naço ishte njëri nga katër deputetët që nxorri Lëvizja Socialiste për Integrim, e që më pas përcaktuan Qeverinë e re, pas marrëveshjes Berisha-Meta. Fillimisht nuk u përfshi në ekzekutiv, por u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.

Pas akuzave publike të të ndjerit Dritan Prifti ndaj Ilir Metës në 2010-2011, Nasip Naço e zëvendëson në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë. Këtë detyrë e mban deri në 2012, kur rikthehet si nënkryetar Parlamenti.

Në 2013, nuk u zgjodh deputet, por këtë herë pas marrëveshjes Rama-Meta, merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, nga ku do të drejtonte punën e ekzekutivit për reformën në këtë sektor. Por, në gjysmën e mandatit u zëvendësua nga Ilir Meta me emrin e Ylli Manjanit.

Ndryshimi u interpretua në atë kohë si presion i Ilir Metës ndaj Edi Ramës për të larguar nga Qeveria ministrat që akuzoheshin për korrupsion dhe lidhje me krimin nga ana e opozitës. Përflitej se përplasjen më të madhe Meta e kishte me Saimir Tahirin, që mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Pa portofol ministri dhe pa mandat deputeti qarkulluan disa zëra se Ilir Meta po përgatiste Nasip Naçon për të marrë postin e prokurorit të Përgjithshëm. Por, kjo nuk ndodhi. Në 2017, Nasip Naço udhëhoqi LSI-në në Qarkun e Beratit duke e renditur parti të dytë, pas Partisë Socialiste me rreth 20 mijë vota dhe dy mandate.

PS nga ana tjetër merrte 4 mandate në këtë qark bastion të sajin, ndaj me këtë lëvizje të Nasip Naços, Blendi Klosi tha se tashmë socialistët do të kërkojnë pesë mandate në Qarkun e Beratit.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE DHE SHTRËNGATA/ Këto janë qarqet ku do ketë intesitet të shiut
Previous article VAKSINIMI KUNDËR COVID-19/ Shefi ekzekutiv i Moderna: Vaksina jonë ofron mbrojtje për disa vite

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT