• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI VOTUAN ANËTARËT E KONGRESIT/ Ndëshkimi i Trump erdhi nga vetë republikanët
Home
Nderkombetare

SI VOTUAN ANËTARËT E KONGRESIT/ Ndëshkimi i Trump erdhi nga vetë republikanët

7 January, 2021 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare, Politikë

Numërimi i Kongresit për votën e Kolegjit Zgjedhor 2020 u kryen mëngjesin e së enjtes, me disa republikanë që sfiduan fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në disa shtete

Ndërsa kundërshtimet e tyre nuk mbizotëruan, ata patën sukses në nxjerrjen e një procesi që zakonisht është një formalitet dhe i detyroi ligjvënësit republikanë të zgjedhin midis nderimit të zgjedhjes së votuesve ose qëndrimit me Presidentin Trump

Debati u pezullua të mërkurën pasdite pasi një turmë pro-Trump hyri në ndërtesën e Capitol Hill me forcë. Pas kaosit të paparë dhe të dhunshëm, shumë anëtarë të kongresit ndryshuan qëndrim.

Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet. Stafi i tij dhe të tjerët kanë shkuar në gjykatë në gjashtë shtete, ku diferenca totale e Biden është më shumë se 312,000, për të sfiduar votime të caktuara ose vërtetimin e votës – dhe kanë humbur më shumë se 50 çështje, përfshirë në Gjykatën e Lartë.

Kundërshtimet e republikanëve nuk mund të ndryshonin rezultatin e seancës së përbashkët për të numëruar votat elektorale, por vetëm ta zgjasnin atë. Disa shtete ku Trump ka sfiduar rezultatin e zgjedhjeve në gjykata morën kundërshtime, të cilat rezultuan në vonesa prej më shumë se dy orësh secila ndërsa dhomat debatuan dhe votuan për miratimin ose refuzimin e tyre.

Rezultati i votimit

Në Senat, për mocionin në lidhje me votat e Arizona-s, votuan pro rrëzimit të rezultatit vetëm 6 senatorë, ndërkohë 91 votuan kundër, ndërkohë këta 46 demokratë dhe 45 republikanë. Në Dhomën e Përfaqësuesve votuan pro mocionit 121 kongresmenë republikanë, votuan kundër: 83 republikanë dhe 120 demokratë.

Për mocionin mbi Pennsylvania-n, votuan pro 138 kongresmenë  republikanë dhe kundër 64 republikanë dhe 218 demokratë.

Si përfundim, 147 anëtarë të Kongresit, të gjithë republikanë, mbështetën mocionet për të rrëzuar fitoren e Biden dhe 377 kongresmenë e senator i kundërshtuan. Ndër këto kishte edhe republikanë edhe demokratë.

Vetëm 8 anëtarë të Kongresit nuk votuan, ndër këta 6 republikanë dhe 2 demokratë. Ndërkohë që dy senatorë ishin me Covid dhe nuk morën pjesë në këtë votim, ndërsa një tjetër pasi kishte votuar kishte rezultuar më pas me Covid. Arizona Pensilvania dhe Xhorxhia ishin shtet që disa republikanë patën kontestime dhe debate gjatë diskutimit në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Por pati dhe nga ato republikanë që hodhën poshtë propozimet e përfaqësuesve të partisë së tyre pwr rrwzuar votat pro tw Kolegjit Elektoral./ Uashington Post/ Përshtati Gazeta Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KENI FRIKË GJILPËRAT? Shkencëtarët shpikin vaksinën kundër COVID që "ngjitet" në lëkurë
Previous article AKUZAT PËR TRAFIKIMIN E FËMIJËVE/ Greqia vihet në lëvizje, nisin hetimet për Përparim Telën e dy motrat

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili Aktualitet

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT