• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT NË SHBA/ Ish-ministri Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet
Home
Politikë

PROTESTAT NË SHBA/ Ish-ministri Lleshaj: Demokracia duhet të vetëmbrohet

7 January, 2021 s.autor Politikë

Për protestat që përfshinë SHBA-në ditën e djeshme ka reaguar ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në në profilin e tij në Facebook, Lleshaj shkruan se demokracia duhet të vetëmbrohet. Ai ka sjellë në vëmendje një thënie të një filozofi austriak, Karl Popper sipas të cilit tolerance e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës.

Lleshaj shkruan se e sheh me trishtim sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill.

Ditën e djeshme disa protestues mësynë në ambjentet e kompleksit Capitol Hill për të penguar procesin e certifikimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden.

Situata u tensionua shumë teksa ka pasur dhe përplasje me policinë. Si pasojë e dhunës së ushtruar, humbën jetën 4 persona teksa u plagosën dhe 14 efektivë policie.

Postimi i plotë i Sandër Lleshajt:

Demokracia duhet të vetëmbrohet. Karl Popper e shihte si domosdoshmëri aftësinë e demokracive për vetëmbrojtje.

Mësimet e tij më erdhën të parat në mendje sonte, teksa shihja me trishtim të thellë sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill, simbolit më të lartë të demokracisë në botën e sotme, shpresës më të madhe për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën.

Ja çfarë shkruan Popper në vitin 1945, pasi bota kishte paguar një çmim të tmerrshëm për tolerancën e treguar përballë ekstremizmit:

“Toleranca e pakufishme sjell zhdukjen e tolerancës. Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca.

Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre. Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MURATAJ KTHEHET TEK PARTIZANI/ Zbulohet kontrata dhe shifra që përfiton Bylisi
Previous article ÇELET SË SHPEJTI MUZEU PËR HISTORINË E FORCAVE TË ARMATOSURA/ Rama: Do krijojë një pikë referimi për vizitorët në kryeqytet

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT