Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Fier.
Sipas policisë, rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


