Mesa duket Harry Styles ka hequr dorë nga romancat e shkurtra dhe është gati të shtrohet në një lidhje më kuptimplotë.
Ai dhe modelja e “Victoria’s Secret” Camille Rowe kanë vetëm pak javë që shoqërohen por miqtë e tyre të ngushtë kanë treguar se ata plotësojnë njëri-tjetrin më së miri.
Së fundmi modelja bukuroshe ka festuar natën e ndërrimit të viteve së bashku me familjen e këngëtarit dhe ky fakt i ka bërë përshtypje edhe fansave të tyre.
Edhe pse Camilla është 4 vite më e madhe në moshë se Harry ata kanë një marrdhënië shumë të ngushtë dhe familja e 23-vjeçarit e adhuron modelen e famshme.
Tashmë që ky hap i sikletshëm por i rëndësishëm ka marrë fund, javë më vonë ata mund të marrin vendime akoma më serioze.




