• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE MË SHIKON?” Pyetja që vazhdon të jetë shkak për sherr në Shqipëri: Ja denoncimi i fundit në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

“PSE MË SHIKON?” Pyetja që vazhdon të jetë shkak për sherr në Shqipëri: Ja denoncimi i fundit në Tiranë

4 January, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pyetja pse më shikon vazhdon të jetë një shkak për sherr në vendin tonë. Mund të duket paradoksale, por kallëzimi është mbajtur shënim në komisariatin numër katër në Tiranë, pohon një burim policor që pasi ka hetuar e ka bindur klientin që të plotësohet dëshira e pronarit dhe ai mos ta frekuentojë më këtë lokal. Bëhet me dije se shtetasi me inicialet SH. K. i moshës 50 vjeç, i cili është pronar i një lokali pranë zonës së Xhamllikut është paraqitur dy javë pas sherrit në polici.

I kanosuri pasi e ka menduar dhe stërmenduar gjatë dhe nga meraku se kjo grindje mund të kishte një prapaskenë tjetër, është bindur se duhej të njoftonte uniformat blu, pasi sipas tij është e pamundur që dikush mund të kërkojë llogari vetëm pse i hodhe sytë.

Por për policinë pranohet zyrtarisht se janë trajtuar dhe pyetur klientë dëshmitarë okularë, përpara se klienti t’i drejtonte pyetjen pronarit, për të zbuluar nëse realisht kishin apo jo konflikte të mëparshme, apo nëse pas kësaj skene fshihej diçka tjetër. Në përfundim klienti i çuditshëm pasi ka dhënë dëshminë e tij, është revoltuar dhe ka deklaruar: nuk do shkoj më në këtë lokal.

Si ndodhi ngjarja?

E thënë prej pronarit të lokalit, pragmbrëmja e para dy javëve në barin e tij ishte si çdo ditë tjetër. Një klient hyri dhe bëri porosinë. Deri këtu asgjë ndryshe. “Ai porositi një gotë verë, porosinë po e mbyllte kamarierja që quhet N.B. Unë isha në një tavolinë dhe po haja. Klienti tha pse po më shikon me inat. Më pas shkoi tek banaku dhe pyeti pse nuk më solle qofte. I kërkova të ulej se sapo kishte ardhur, por ai nisi të më ofendojë dhe pyeste pse më pe me inat”.

Klienti të cilit është tentuar t’i shërbehet me shpejtësi ashtu siç ai kishte porositur gotën e verës, ka nisur të flasë për veten dhe të kërcënojë. “Shikoni si i kam këmbët na tregoi, u shqetësuam dhe ndonëse nuk e njihnim dhe ishte hera e parë që e shikonim dhe as që e njihnim nxituam t’ia mjekonim me jod. Nuk e dimë se ku ishte dëmtuar. Pastaj ai filloi të tregojë se kishte qenë në burg dhe ishte i fortë dhe se nuk pyeste për askënd. Nuk ishte i qetë. Në nerva e sipër më tha: jam djali i J., qofsh shëndoshtë ia preva, aty ai u revoltua më keq. Më goditi me grushte. Jam djali i J. përsëriti, a e di që kam bërë burg dhe s’pyes për kënd. Më goditi dhe u mbrojta me grushte. I kërkoja të qetësohej dhe s’po kuptoja ç’po ndodhte, pse po sillej ashtu dhe pse po kërcënonte”, thekson 50-vjeçari, i cili i bindur se mund të ketë ndonjë shkak tjetër e gjithë kjo ngjarje vendosi të ishte sa më transparent me policinë. Një burim policor thotë se kanë pyetur gjithë stafin, por të çuditur ata mbi të gjitha kanë pyetur Sh. K se përse ishte paraqitur me kaq vonesë dhe jo menjëherë pas sherrit.

“Jam menduar këto ditë, a mund të ndodhë një sherr për kaq gjë pavarësisht se e ndihmova dhe kam vrarë mendjen, por nuk kam konflikte me persona, as në ambientin e punës. Në pamje të parë ky njeri dukej si i droguar, por më mirë që policia të ketë dijeni e të hetojë në rast se është kaq banale të më vini në dijeni që të qetësohem”.

Policia përmend më tej se denoncuesi është shqetësuar akoma më tej, kur pas grindjes të nesërmen nga stafi i lokalit është njoftuar që një burrë bashkë me të birin kishte shkuar në biznes dhe e kishte kërkuar.

“Ky klient kishte ardhur prapë në lokal bashkë me të atin, të cilin as atë nuk e njoh. U interesova dhe më treguan se ky J. ka një lokal tek rruga e spitaleve, më treguan që ky djali është shumë problematik dhe që ka dalë nga burgu, por edhe sot që po flas nuk e di arsyen se përse u konfliktua me mua”, këmbëngul burri.

Në ditët në vazhdim klienti i çuditshëm është kthyer sërish. “Më telefonoi kamarierja, më tha klienti ka ardhur sërish. Ka porositur dhe po sillet mirë, spo bën shamatë dhe është me një person tjetër. Dy klientë të tjerë më treguan se ai kishte me vete një thikë që i dallohej. Kërkoj që ky person të më lërë të qetë, mos të vijë në lokalin tim, nuk e njoh as atë as babain e tij. Kërkoj që ky person të zbulohet çfarë përfaqëson”.

Burimet shtojnë se pasi është zbuluar identiteti i klientit është thirrur shtetasi për tu pyetur në komisariat. Agjenti e pyet shtetasin.

–   Kur kamerierja të solli verë ti e pyete, pse më shikon me inat, pastaj kërkove llogari pse nuk më solle qofte. Ç’mund të na thoni për këto fakte?

I Riu – Jam i çuditur pse ky shtetas më ka kallëzuar,  mbaj mend që kam shkuar disa herë tek lokali tek Xhamlliku, me shokë apo vetëm, ka drekuar dhe kam ikur. Kam qenë me shokë, kam mbaruar së ngrëni, kam paguar dhe kam dalë. Nuk e njoh shtetasin SH.K. dhe me thënë të drejtën tani që mësova se më ka kallëzuar, vendosa mos të shkoj më në këtë lokal.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, arrin akordin me ish-mesfushorin e Tiranës...
Previous article ZYRTARE/ Partizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT