Fillimi i vitit 2021 ka sjellë bilanc të frikshëm viktimash si pasojë e përplasjeve nga aksidentet rrugore. Vetëm në ditën e dielë janë regjistruar në të gjithë vendin 6 përplajse fatale, të cilët kanë prodhuar 4 viktima dhe disa të tjerë të plagosur.
Report Tv ka siguruar pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një minibus, mbeti i vdekur pasagjeri i “Volksëagenit”, Kledis Deda dhe 6 të tjerë të plagosur.
Siç shihet nga videoja e Report Tv, automjeti tip “Volksëageni” ka bërë parakalim të gabuar me shpejtësi të madhe, dhe i ka dalë përpara minibusit duke u përplasur “kokë më kokë” me këtë të fundit.
Në pranga ka përfunduar drejtuesja e mjetit. 29 vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


