Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe.


4 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Korçë, ku në pranga ka rënë . A., 33 vjeçe, banuese në Durrës.
Mësohet se e reja, për arsye ende të paqartja ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin E. A., 37 vjeç, dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.
” Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës'”, njofton Policia.