Kroacia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet i fortë trondit vendin
Kroaci nuk gjen qetësi, ndërsa një tjetër tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e sotëm. Lëkundja ka qenë me magnitudë 4.9, ndërsa u regjistrua rreth orës 07: 49 në Greda, Sisako-Moslavaka Upanija pranë Petrinjas.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.
Kroacia u trondit nga tërmeti tragjik i 29 dhjetorit, me magnitude 6.2 i shkallës Rihter, që i mori jetën 7 personave, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.


