• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ “The Guardian”: A është e mundur që një qytetari t’i jepen dy doza të ndryshme vaksinash kundër COVID-19?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ “The Guardian”: A është e mundur që një qytetari t’i jepen dy doza të ndryshme vaksinash kundër COVID-19?

3 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në të gjithë botën, Mbretëria e Bashkuar është ndër të paktat vende që ka kapur ritmin me miratimin dhe përdorimin e vaksinave kundër COVID-19.

Britania është vendi i parë në botë që miraton dhe përdor vaksinën Oxford/ AstraZeneca, ashtu si përdori në fillim edhe vaksinën Pfizer/ BioNTech. Tashmë ka një vendim për të ndryshuar vaksinimin e popullsisë, me rreth 12 javë pasi qytetarët kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Me herët në vendim thuhej se qytetarët duhet të vaksinoheshin pas 21 ditësh.

Por pas këtij ndryshimi të parë, një tjetër lëvizje vjen nga Mbretëria e Bashkuar.

Është bërë e ditur se stafi i NHS ka leje, në rrethana të kufizuara, që të përziejë dozat e vaksinave që u japin qytetarëve. Kjo nënkupton se qytetarët nëse kanë marrë dozën e parë të Pfizer, pas 12 javësh mund të marrin një dozë nga një tjetër vaksinë, si psh Oxford/ AstraZe.

Skocia është një ndër vendet që po ndjek shembullin, megjithëse Uells thotë se kjo nuk do të ndodhë.

Por në veçanti në SHBA, e cila tashmë ka qenë kritike ndaj qasjes së MB ndaj vaksinave, ekziston skepticizmi. Raportohet se provat klinike për përzierjen e dozave të vaksinave nuk janë bërë ende megjithëse ato janë planifikuar.

John Moore nga Universiteti Cornell komentoi se zyrtarët britanikë “duket se e kanë braktisur shkencën plotësisht tani dhe thjesht po përpiqen të gjejnë rrugën e tyre për të dalë nga një rrëmujë”.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se vaksinat e autorizuara kundër COVID-19 “nuk janë të këmbyeshme dhe se siguria dhe efikasiteti i një serie me produkte të përziera nuk janë vlerësuar. Të dy dozat e serisë duhet të plotësohen me të njëjtin produkt. ”

Nuk është politikë zyrtare, tha Dr Mary Ramsay, Shefi i Imunizimeve të Shëndetit Publik në Angli. “Ne nuk rekomandojmë përzierjen e vaksinave Covid-19, nëse doza juaj e parë është vaksina Pfizer nuk duhet t’ju jepet vaksina AstraZeneca për dozën tuaj të dytë dhe anasjelltas.”

Por në “raste jashtëzakonisht të rralla” ku e njëjta vaksinë është e padisponueshme ose është e panjohur se cilën vaksinë ka marrë pacienti, është “më mirë të jepet një dozë e dytë e një vaksine tjetër sesa aspak”.

Bashkimi i dozave të ndryshme dhe vendimi për të bërë dozën e dytë pas 12 javësh janë përgjigje ndaj një krize që ekziston, ndërsa mutacioni i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi./ The Guardian

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Zgjodhën Shqipërinë për të kaluar festat e fundvitit, dogana greke BLLOKON emigrantët shqiptarë në kufi
Previous article TRAGJIKE/ Humb jetën 26-vjeçari, një nga shtatë të plagosurit nga aksidenti në Elbasan

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT