• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VAKSINIMI DO BËJË QË TË KETË…”/ Mjeku Kalo bën parashikimin optimist, ja kur pritet të ketë një valë të tretë
Home
Sociale

“VAKSINIMI DO BËJË QË TË KETË…”/ Mjeku Kalo bën parashikimin optimist, ja kur pritet të ketë një valë të tretë

3 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në kuadër të fundvitit, Fax News ka zhvilluar një intervistë me mjekun Tritan Kalo, i cili ka shërbyer në spitalin Infektiv që prej nisjes së pandemisë Covid 19. Intervista me Kalon u ndal më së shumti në aspektin e përjetimeve personale të mjekut, por edhe për parashikimet të asaj që na presin në të ardhmen.

Sipas Kalos pritet që pandemia e shkaktuar nga Covid të zgjasë deri në 2 vite, ndërsa sipas mjekut në javën e tretë të Janarit pritet që të kemi një shtim të rasteve me Covid, duke qenë se në periudhat e festave janë shtuar më shumë kontaktet mes qytetarëve.

“Unë kam rret 40 vite që punoj në spital, dhe kam përjetuar shumë epidemi, por jo pandemi të kësaj shkalle. Është një pandemi e cila na zbulon shumë enigma me të cilat ne nuk jemi ndeshur më parë. Mjekët infeksionistë ndeshen me frikën dhe me rrezikun e infektimit në çdo sekondë të punës së tyre, frika është pak relative, pasi ne jemi ndeshur me shumë sëmundje të tjera. Jemi bërë shumë këmbëngulës në punën tonë, pasi kishim të bënim me një sëmundje të panjohur.

E rëndësishme është që në këtë periudhë ne kemi një ulje të rasteve dhe të shtrimeve në spital, por kjo është relative, pasi për shkak të shtimit të kontakteve, mund të ketë një rritje të rasteve sërish në javën e dytë dhe të tretë të Janarit. Vaksinimi do të bëjë që të ketë një këputje të zinxhirit të infektimeve, për shkak se ata që marrin dozat krijojnë imunitet.

Po të nisemi nga gripi spanjoll, pandemitë e kësaj natyre zgjasin nga 18 deri në 24 muaj, infeksioni nga sars cov mund të zgjasë përjetë, por mund të ketë shfaqje të tyre në vatra të vogla. Unë i përmbahem, principit të 18-24 muajve”, u shpreh Kalo.

Sa i takon studimit të Akademisë së Shkencave se 50% e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar Covidin, Kalo tha se të arrish në përfundime të sakta, duhet të ketë një kampion më të madh studimi. “Është një studim që hap rrugën për studime të tjera, duhej që në popullsinë që kishte Tirana të kishte një kampion prej 5 mijë qytetarësh të shtrirë në të gjithë vendin”, tha Kalo, ndërsa për vaksinën tha se ajo do të stimulojë imunitetin e popullatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO NGELENI "PA FJALË"/ Ja sa ka shpenzuar Leonora Jakupi për një dalje televizive (FOTO)
Previous article LUFTONI DIABETIN, SËMUNDJET E ZEMRËS DHE KANCERIN/ Këto janë disa nga "ushqimet" që duhet t'i konsumoni patjetër

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT