Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orëve të para të mengjesit të ditës së sotme në autostradën Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit. Raportohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë 24-vjeçari Denis Dedgjonaj i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri Ndue Pjetri. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


